Le të ndihet i veçantë

News.al

cift i bukurSecili mashkull ka dëshirë që e dashura e tij ta ledhatojë. Sidomos në prani të të tjerëve. Por, natyrisht që ai kurrë nuk do ta pranojë një gjë të tillë. Në fakt, mund të duket që i pengon vëmendja juaj në praninë e të tjerëve, por thellë në vete, besoni, ai e pëlqen një gjë të tillë.

 

Merreni iniciativën në shtrat

“Edhe pse të gjithë mendojnë që seksi është diçka që në dhomën e fjetjes zhvillohet me iniciativën e mashkullit, ne e dimë se femrat kënaqen gjatë seksit njëjtë sikur edhe gjinia më e fortë. Për këtë arsye, kohë pas kohe është mirë që ta merrni iniciativën. Secila e dashur e mirë di të jetë e turpshme, por kohë pas kohe është në gjendje të tregojë disa aftësi seksuale, të cilat gjithmonë e befasojnë këndshëm partnerin e saj.

 

Impresionojeni familjen dhe miqtë e tij

Nëse dëshironi të jeni një e dashur e mirë, kjo është mënyra e shkëlqyeshme me të cilën duhet të filloni. Ndoshta i dashuri juaj është i kënaqur me ju, por ai pas vetes e ka një numër të madh njerëzish, të cilët duhet gjithashtu t’i impresiononi. Secilën herë kur jeni në shoqëri të miqve dhe familjes së tij përpiquni të merrni pjesë në bisedë dhe të jeni e gëzueshme.

 

Takohuni, por mos e teproni

Secili mashkull e do një të dashur, e cila është e pavarur ose megjithatë e varur. Disa vajza janë të ngathëta dhe kërkojnë nga i dashuri që t’u ndihmojë për të gjitha gjërat. Në anën tjetër, ka edhe prej atyre që janë tepër të pavarura. Meshkujt preferojnë ato të cilat janë në mes. Secili mashkull pëlqen të jetë i pranishëm për të dashurën, kur ajo ka nevojë për ndihmë. Këtu mund të vijnë në shprehje edhe disa gjëra ose instinkti i tij mbrojtës ose dëshira që të ju impresionojë ose plotësojë dëshirat.

 

Meritojeni respektimin e tij

Femrat duan që meshkujt të sillen ndaj tyre me respekt dhe këtë e dinë meshkujt. Por, një e dashur e mirë nuk kërkon respektim, ajo e meriton atë. Nëse besoni në vete dhe në aftësitë tuaja dhe e keni një personalitet të fortë, i dashuri juaj do të ju respektojë për faktin se çfarë personi jeni.

 

Pesë thënie me të cilat çdo mashkull do ta bëni për vete

 Rritjani egon me këto 5 thënie me të cilat çdo mashkull do ta bëni për vete!

Obligimet ndaj punës janë pjesa më e madhe e jetës sonë. Të marrësh kompliment për atë që e bën, vërtet është gjë e madhe.

 

1. Ti je gjeni!

Edhe nëse është fjala për atë që ju ka propozuar të përdorni kuponin e gazetave ditore me rastin e blerjes së artikujve ushqimorë.

 

2. Flokët duken shumë bukur

Të jeni të bindur, ka shumë prej meshkujve që i kushtojnë më shumë kohë pamjes sapo ngrihen nga shtrati, se sa jua merr mendja.

 

3. Ke aromë të mirë

Edhe po qe se është fjala për parfumin apo për aromën e tij natyrale, ky kompliment çdo mashkulli ia ngre egon edhe më shumë.

 

4. Je i shkëlqyeshëm në…

Puna na merr kohën më të madhe të jetës. Të marrësh kompliment për atë që bën vërtet është gjë e madhe. Aq më parë nëse ka ndonjë epror i cili nuk e ka zakon të bëjë shumë komplimente.

 

5. A mund të më përpilosh një listë të këngëve?

Aq më parë nëse shijet tuaja janë të ndryshme. Këtë do ta përjetojë si një fitore të vogël për të cilën do të jetë krenar!

 

 Katër puthje që duhet patjetër t’i mësoni!

 Janë disa puthje të cilat patjetër duhet t’i mësoni gjatë jetës, sepse pa to nuk mund të funksiononi normalisht.

 

Puthja e parë

Është ajo më e ëmbla, por më jopraktikja. Nganjëherë prej frikës që të mos dështosh, puthja e parë krijon trembjen e cila mund të shkatërrojë tërë momentin. Këshilla jonë – vetëm të jeni të relaksuar.

 

Puthja në publik

Puthja në publik mund të jetë e zjarrtë, mirëpo njëkohësisht edhe “të jetë me shije” për syrin e të tjerëve. Domethënë, nëse kalimtarët e rastit kanë ndjenjën që janë duke shikuar film erotik, jeni duke e bërë puthjen tepër të zjarrtë.

 

Puthja para prindërve

Para prindërve aplikoni minimalen, jo për shkak se duhet të aktroni diçka, por për shkak se kjo është thjesht sjellje e njerëzishme.

 

Puthja e njëmiliontë

Natyrisht që puthja e njëmiliontë nuk do të jetë si ajo e para, mirëpo duhet patjetër të ruani shprehinë e puthjeve, sepse puthjet ofrojnë njerëzit. Nëse harroni të putheni, do të humben të dridhurat të cilat është mirë t’ju kalojnë nëpër bark.

 

 

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Çështja ‘Partizani’, avokati Cakrani: Balla një kallëzues i rremë, gjyqi më qesharak në histori Avokati Kujtim Cakrani i cili ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv e ka cilësuar procesin gjyqësor për çështjen “Partizani”, si “më qesharakun që mund të ketë ndodhur ndonjëherë” dhe ka lëshuar sulme direkte ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, dhe SPAK-ut. Në qendër të argumentit të avokatit ishte absurditeti, sipas tij, i padisë. “Të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. T’i thuash pronarit pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar,” deklaroi ai, duke e quajtur situatën një farsë. Ai argumentoi se pronari legjitim ka zhvilluar tokën e tij dhe nuk ia ka vjedhur atë askujt, as shtetit e as ndonjë pronari tjetër. Sipas tij, kjo logjikë ndjekjeje penale vjen nga një mentalitet që nuk e kupton konceptin e pronës private, duke e sulmuar ashpër Taulant Ballën. “Një plebe, një skllav i lindur, nuk e kupton dot pronarin privat. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar,” u shpreh avokati. Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, avokati e akuzoi drejtpërdrejt Taulant Ballën si një “kallëzues i rremë”, duke pretenduar se denoncimi nuk është bërë realisht prej tij, por nga qarqe të tjera që e përdorin atë. “Taulanti është kallëzues i rremë. Balla nuk ishte në gjendje t’u përgjigjej në gjykatë pyetjeve që lidheshin me vetë kallëzimin që kishte firmosur. E gjithë kjo, sipas tij, është një manovër politike që ka si qëllim të vetëm përfshirjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në çështje, duke shfrytëzuar një ligj të miratuar gjatë qeverisjes së tij, i cili, sipas avokatit, u ka kthyer pronat mijëra pronarëve legjitimë. Flavio Qarri: Komentet e Taulant Ballës, pyetjet që ju bën, i kemi lexuar të gjithë besoj. Të fillojmë nga Cakrani meqë e ka ekspertizë këtë pjesë… Kujtim Cakrani: Flavio, shiko, ai është gjyqi më qesharak që mund të ketë ndodhur ndonjëherë, jo në Shqipëri, por edhe në Evropë. Tani, të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. Pra, t’i thuash pronarit, pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar. Supozojmë, ai e ka marrë tokën e tij. E ka marrë dhe e ka zhvilluar tokën. Kë tokë ka marrë ai? Ja ka vjedhur dikujt tokën, i ka vjedhur shtetit tokën? I ka vjedhur ndonjë pronari tjetër tokën? Ore, e kupton sa qesharake është? Ai atje ka investuar. Ti çfarë i thua, pse ke investuar në tokën tënde Ore, e kupton çfarë nivelesh ka arritur apo jo? Po një, plebe, një skllav i lindur nga malet e Librazhdit, si Taulant Balla nuk e kupton dot pronarin privat Flavio. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar. As ajo, mbesa e Beqirit. Nuk e kupton dot çfarë do të thotë pronar. Se kur vjen nga skllavëria, nga plebeu, nuk e kupton dot dhe Taulant Balla, është tipiku i plebeut skllav. Nuk e kupton dot. Flavio Qarri: Po si e komentoni atëherë sjelljen arrogante jashtë dhe atë sjelljen e çuditshme brenda? Kujtim Cakrani: Ore, ma ke marrë tokën 75 vite, ma more tokën 80 vite, më paguaj qiranë o vëlla ti. Më ke rrëmbyer tokën në 45-ën, më ke nxjerrë jashtë, më ke shkatërruar familjen, më ke shkatërruar çdo gjë të shenjtë dhe të shtrenjtë të jetës time. Më ke marrë tokën, unë po marr tokën time. Ku është këtu problemi që kjo çështje duhet të kalojë, në ndjekje penale. Ku është mo vëlla? Nga ai ligji i Sali Berishës kam fituar edhe unë. I bie që unë kam korruptuar Sali Berishën? Unë kam korruptuar Këshillin e Ministrave? Unë e kam përfituar, familja ime dhe shyqyr që u bë ai ligj. Shyqyr që përfitojnë pronarët, kanë përfituar mijëra, mijëra pronarë. Nga ai ligj. Ja, unë ky që po flet këtu, i bie që unë duhet të hetoj SPAK-un se unë kam korruptuar Sali Berishën… Flavio Qarri: E kuptoj, ishte pyetje juridike avokat për komentet e Taulant Ballës. Si i vlerësoni ato? Flas për përgjigjet që i dha brenda. Kujtim Cakrani: Taulanti është kallëzues i rremë vëlla. Taulanti nuk ia ka bërë kallëzimin Taulantit. Duhet të kuptoni diçka. As për zotin Meta nuk e ka bërë kallëzimin ata. Kallëzimet janë bërë diku tjetër, e kupton? Taulanti është kallëzues i rremë. Taulanti nuk u përgjigj dot asnjë pyetje, nga ato që ai kishte shkruajtur vetë në kallëzimin penal. Dhe unë të isha si Malltezi sot do merrja të zbardhur transkriptin e e gjykatës së sotme do t’i bëja kallëzim penal atij individi, atij palaço. E kuptoni apo jo? Sepse këta krijojnë urrejtje, alimentojnë urrejtje sot akoma ndaj pronarëve legjitimë. E kupton apo jo? Kjo është e pafalshme, është e papranueshme. Taulant Balla dje nuk ka thënë asgjë nga ato që kishte në kallëzim. Madje mori kallëzimin do lexonte kallëzimin se s’dinte çfarë kishte shkruajtur. Sepse ai, ai nuk e ka bërë vetë dhe ai nuk ka ditur çfarë ka bërë. Ajo ka qenë, ajo çështje kur është kallëzuar, është kallëzuar për shpërdorim detyre. Dhe ajo është kallëzuar për Jamarbër Malltezin, jo për Sali Berishën. Po mua, si ka mundësi që ti, prokuroria e posaçme hetoi Jamarbër Malltezin pa emër deri, dy javë para se të nxirrte, të kërkonte masën e arrestit. Dhe ndërkohë pse duhet ta hetonte ajo dhe jo prokuroria e Tiranës? Që këtu ka lindur gjithë, kleçka juridike. Nëse dikush, nëse unë çoj një kallëzim penal për një individ që nuk ka lidhje fare me, pushtetin e kështu me radhë, në kuptimin që nuk e lidh gjë. S’ka pasur funksione publike e kështu me radhë, përse duhet ta hetojë SPAK-u? Po ajo kishte një qëllim prapavijë, sepse duhej patjetër të involvohej, të përfshihej zoti Berisha. Kjo është e vërteta. Është te zoti Meta që i kanë hetuar vjehrrën e zotit Meta, si ka marrë tokën në 91-shin, kanë thirrur dhe komisionin e tokës të 91-shit, si ka marrë tokën zonja, ajo ish-vjehrra e zotit Meta, e kupton çfarë bëjnë këta more o ti? E kupton çfarë kapërcimesh juridike bëjnë këta apo jo? Kjo është e tmerrshme me këta sepse, sepse këta nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre o Flavio. Ky është, problemi i kësaj. Nuk mbahet përgjegjësi për veprimet e tyre kur ju prishet nesër në gjykatën e Strasburgut. Po sa vendime kemi ne që na ka prishur gjykata e Strasburgut…