Lala: Edhe në Palermo gjyqtari nuk është vrarë në sallë! Të japin dorëheqjen Koçiu dhe Proda

Lala: Edhe në Palermo gjyqtari nuk është vrarë në sallë! Të japin dorëheqjen Koçiu dhe Proda

Gazetarja Klodiana Lala, teksa ka komentuar në emisionin “Log” ngjarjen e rëndë në Gjykatën e Apelit ditën e sotme, ku u vra në sallën e gjyqit gjyqtari Astrit Kalaja, është shprehur se duhet të kishte pasur një zinxhir dorëheqjesh duke filluar nga ministrja e Brendshme Albana Koçiu si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda.

Lala theksoi se autoriteti i gjyqtarët në vend është zhbërë sepse e gjithë klasa politike etiketon çdo gjyqtar dhe prokuror në Republikë si t’i vijë qejfi.

Ajo u ndal edhe tek reagimi i KLGJ, për të cilin tha se “sot reagon për vrasje e një gjyqtari në sallën e gjyqit, nderkohë që para disa kohësh shtangonte dhëmbët dhe nuk reagonte përpara linçimit dhe akuzave qe hidhte kryeministri, ish-kryeministri, ish-presidenti, ndaj njerëzve të drejtësisë”.

Klodiana Lala: Ka 33 vite që palët përplasen në procese gjyqësore. Kanë qenë momente tensioni. Kam qenë duke lëvizur kur ka ndodhur ngjarja, kam shkuar për 3-4 minutat e parë. Është këmben alarmi kur preket sistemi i drejtësisë mendoj që ka përgjegjësi institucionale dhe politike. Institucional dhe politike ngre alarm për sigurinë në gjykata për jetën e gjykatësve dhe prokurorëve.

Një gjyqtar edhe nëse jep një vendim të gabuar, ka gjykata të tjera më të larta që e shqyrtojnë atë. Nuk do të thotë që të inkurajohet gjithkush. Autoriteti i gjyqtarët në vend është zhbërë, sepse ne kemi të gjithë klasën politike që dalin dhe etiketon çdo gjyqtar dhe prokuror në republike si t’i vijë qejfi.

KLGJ që sot reagon për vrasje e një gjyqtari në sallën e gjyqit, para disa kohësh shtangonte dhembët dhe nuk reagonte përpara linçimit dhe akuzave qe hidhte kryeministri, ish-kryeministri, ish-presidenti, ndaj njerëzve të drejtësisë, Është shumë vonë tani që dëmi është bërë tani. Nuk e di si ka moral politika shqiptare që del dhe të reagojë për vrasjen e tij. Nuk e di se si ka moral ministrja e Brendshme, del dhe thotë që nuk ka përgjegjësi politike. Edhe në Palermo gjyqtari nuk është vrarë në sallën gjyqit, por në rrugë.

Prekja e sistemit të drejtësisë, edhe nëse gjyqtari është përfshirë në afera, të dënohet për aferat e tij, për sa kohë është në tempullin e drejtësisë, duhet të respektohet për atë. Pjesa tjetër janë kukuvajkat e politikës që flasin pasi dëmi është bërë. Të nesërmen me të njëjtën gjuhë do flasin sa t’u preken interesat.

Gjuha e politikës i ka inkurajuar njerëzit e krimit të drejtojnë kërcënimet, akuzat dhe të tjera me radhe. Policia nuk ka bërë detyrën për të ndaluar. Sot duhet të kishte një zinxhir dorëheqjesh, që nga ministrja e Brendshme, drejtori i Përgjithshëm i policisë, ka ndodhur krimi më i rëndë, vetëm 500 metra larg zyrës së Ilir Prodës.

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.