Kuvendi mblidhet të hënë në seancë plenare Ambasadori grek dhe i BE raportojnë para Integrimit

Florenc Drizari

Ambasadori i grek dhe ai i BE-së raportojnë sot në Komisionin e Integrimit Europian

KUVENDI 22Kuvendi i Shqipërisë pritet që pasditen e së hënës të mblidhet në seancë plenare, duke shënuar edhe hapjen e legjislaturën e tetë. Pas një periudhe pushimi trijavorë që përkon me ndërrimin e viteve, komisionet parlamentare pritet që paraditen e së hënës të fillojnë nga puna me shqyrtimin e disa projektligjeve. Dy komisionet e para që celin këtë sesion janë ai i veprimtarisë prodhuese dhe Komisioni i Integrimit Europian.

Në komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin në rend të ditës është shqyrtimi i projektligjit “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në  Republikën e Shqipërisë”. Ndërsa në komisionin e Integrimit, pritet të zhvillohet edhe një takim me Ambasadorin e Greqisë në Shqipëri, Leonidas Rokanas si përfaqësues i Presidencës së radhës së Bashkimit Europian, e cila mbahet për këtë gjashtëmujor të parë të vitit. Rokanas do të shoqërohet edhe me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqiperi, Ettore Sequi.

Referuar qëndrimeve të mëparshme të krerëve të qeverisë greke në raport me proceset integrues në të cilën ndodhet Shqipëria, në këtë seancë pritet që vendit tonë t’i rikonfirmohet edhe një herë mbështetja e presidencës së radhës në BE që mbahet nga Greqia, ndërkohë që mes dy vendeve mbeten një sërë çështjesh të hapura për t’u diskutuar. Ndër këto çështje janë ato të toponimimeve me emigrantët shqiptar në kufi si dhe ajo e zgjidhjes së kufijve detar.

Përsa i përket komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, pritet që seanca të shoqërohet me debate dhe kjo për faktin se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë në seancat e kaluara, kanë mbajtur qëndrime të ndryshme përsa i përket vendimit të qeverisë për moratorium lidhur me gjuetinë dhe armët e gjahut në vendin tonë. Referuar vendimit të qeverisë, qëndrime të ndryshme kanë mbajtur edhe shoqatat e gjahtarëve.

Përtej axhendës së ditës së parë të punimeve të Kuvendit, çështjet që pritet të ndezin debatet në politikën shqiptare janë ndërmarrja e reformës administrativo-territoriale nga qeveria si dhe reforma në drejtësi. Lidhur me reformën administrative për territorin, kreu i Kuvendit Ilir Meta ka folur për një proces ku do të jenë të përfshirë të gjitha palët, përfshi këtu edhe opozitën, ndërkohë që përfaqësuesit demokratë, kanë shprehur publikisht mosbesimin e tyre tek nisma e qeverisë, duke vënë theksin tek mosmbajtja e marrëveshjeve.

Nga ana e tij, kreu i Kuvendit gjatë një takimi që zhvilloi pak ditë më parë me rastin e hapjes së sesionit të ri parlamentar, ftoi në një takim krerët e institucioneve të pavarura në vend, duke garantuar rritjen e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies para ligjit dhe publikut. Ndërkaq, në seancën e parë plenare për këtë vit që do të mbahet në orën 17:00 të ditës së hënë, pritet që të diskutohen edhe çështje që kanë të bëjnë me aktualitetin politik. Një ndër kotë çështje është edhe protesta e zhvilluar dje në Tiranë dhe Dibër për devijimin e lumit Radika nga pala maqedonase, e cila pretendon të ngrejë HEC në fushën e Lukovës, në afërsi me kufirin shqiptar.

 

 

Ora 11.30

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin

Në rend të ditës:

– Hartimi i planit dy javor të punës së komisionit.

– Shqyrtimi i projektligjit “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në  Republikën e Shqipërisë”.

 

 

Ora 12.00

Komisioni për  Integrimin  Europian

Në rend të ditës:

– Takim me Ambasadorin e Greqisë në Shqipëri, Z. Leonidas Rokanas si përfaqësues i Presidencës së rradhës së Bashkimit Europian, e cila mbahet për këtë gjashtëmujor të parë të vitit. Z. Rokanas do të shoqërohet edhe me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqiperi, Z. Ettore Sequi.

• Miratimi i procesverbalit te mbledhjes së fundit.

• Miratimi i kalendarit të punimeve të komisionit për periudhën 20 janar – 6 shkurt 2014

• Shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë  për bashkëpunimin në fushën e sigurisë”.

 

 

 

 

 

Meta: Jam i gatshëm të gjykohen për mëkatin ndaj Berishës, nuk heq dorë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, theksoi se do të vijojë të shkelë rregulloren e Kuvendit për fjalën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë një intervistë të dhënë për revistën “Java”,

Pyetjen se a e konsideroni norlame shkeljen e rregullores me mundësinë e pa kufizuar që i jepni ish-kryeministrit për të folur, Meta iu përgjigj se do të vazhdojë të bëjë edhe në të ardhmen dhe se kjo vlen edhe për Kuvendin.

“Çfarë ndodh në Kuvend? Ish-kryeministri i vendit dhe ish-kryetari i opozitës, por ende kryetari real e shpirtëror i opozitës flet pothuaj sa herë kërkon fjalën. Çfarë të keqe ka këtu? Vetëm nëse pranojmë si të drejtë traditën e keqe të së shkuarës kur opozitës i mbyllej goja deri dhe me përdhunë. Fjala e pathënë të ve në presion. Edhe atë që nuk arrin ta thotë, edhe ata që nuk arrijnë ta dëgjojnë. Në filozofinë time presioni i tillë është i dëmshëm. Përjashtimi për zotin Berisha vjen dhe vlen për Kuvendin: sot ka hapësira të pafundme për fjalën, edhe atëherë kur ajo nuk është ajo që do të duhej. Po të konsiderohet mëkat një gjë e tillë, unë jam i gatshëm të gjykohem për këtë mëkat, por jo të heq dorë prej tij. Dhe e fundit, është zgjedhja ime e pandryshueshme: pranoj më mirë të më akuzojnë për tolerancë sesa të shfaq arrogancë!”,- ka thënë kreu i Kuvndit, Ilir Meta.

Në intervistën e tij, Kryetari i Kuvendit, flet për sfidat kryesore që pritet të përballet pushteti legjislativ në vitin 2014, duke theksuar si prioritet reformën administrativo-territoriale dhe atë në drejtësi.

Share it :