Dega e PD-së së Librazhdit ka bërë publike emrat e delegatëve që i janë bashkuar Kuvendit të 11 dhjetorit.
Emrat janë lexuar nga nënkryetari i degës së PD-së së Librazhdit, Ndriçim Lila i cili është shprehur se janë 10 delegatë që nuk duan të ju përmendet emri.
Ai është shprehur se 67 % e delegatëve të Librazhdit do të jenë në Kuvendin e 11 dhjetorit. Ndërkaq Librazhdi ka 114 delegatë, 77 kanë nënshkruar për thirrjen e Kuvendit të 11 dhjetorit.
Nderkoha edhe Partia Demokratike e Përrenjasit ka bërë publik emrat e delegatëve që i janë bashkuar Kuvendit të Demokratëve në 11 dhjetor.
Sipas përfaqësuesit të demokratëve të Përrenjasit, Arjanit Leka Kuvendit të 11 dhjetorit do ti bashkohen edhe delegatë që nuk kanë firmosur.
Sipas tij, dega e PD-së së Përrenjasit ka 62 delegatë dhe 37 prej tyre kanë firmosur për të qenë pjesë e Kuvendit të 11 dhjetorit.
Në llogaritje i bie që 60 për qind e delegatëve të Përrenjasit do ti bashkohen 11 dhjetorit.




