Një ditë pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Parkun e Butrintit, vjen një reagim nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.
Kjo e fundit në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, pohoi se do t’i drejtohen me padi SPAK-ut.
Zhupa: Kam dy vite që përpiqem të informoj opinionin publik nëpërmjet medieve që kanë një sensitivitet kur vjen puna te identiteti dhe trashëgimia. Dje është zbardhur vendimi i GJ mbi Butrintitn që rezulton të jetë kundër Kushtetutës dhe Shqipërisë dhe mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore. Ky vendim ëhstë marrë në një shumicë të brishtë 5 me 4.
Dua të theksoj dy elemente të rëndësishme që kanë dalë sot që janë se në nëntor 2023 në seancë plenare kam kërkuar përjashtimin e tre gjyqtarëve që janë Holta Xhacaj, Gent Ibrahimi dhe gjyqtarin Sandër Beci dhe kishim indicie për konflikt interesi.
Gent Ibrahimi është i faktuar se ka pasur lidhje me dy krerët e ADF-s duke tejkaluar dhe kompetencat e tij si kreu i KLP në atë kohë. Kjo miqësi u shtri dhe në vendimmarrjen për një çështje ku ata ishin të përfshirë drejtpërdrejtë si anëtar të bordit në koncesionin e Butrintit.




