Kupa e Shqipërisë, nuk zhgënjejnë skuadrat favorite

 

 

kukesi vllazniaTakimet e para per 1/8 e Kupes se Shqiperise kane folur me gjuhen e te medhenjve. Nga 6 ndeshje te luajtura, ne 5 prej tyre kane fituar ekipet favorite duke hipotekuar ne kete menyre kualifikimin per me tej. Sfida me interesante pritej te ishte Kastrioti me Tiranen, por vendasit duket se nuk e kishin ne planet e tyre Kupen ndersa impenjimi i bardhebluve per here te pare pa Mucen ne stol ishte maksimal. Me keto zgjedhje peshorja anoi dukshem nga kryeqytetasit, te cilet fituan me rezultatin e thelle 5-1. Ne pjesen e pare shenuan me radhe Kerciku, Fukui dhe Vucaj. Ndersa ne te dyten me ne fund do te vinte edhe zhbllokimi i Gilbertos autor i te dy golave. Nje thes me gola shenoi edhe Kukesi ne porten e Ilirise. Ndersa fitore te thjeshta arriten Partizani ne Lushnje, Teuta ne Kamez dhe Flamurtari ne Puke. I vetmi takim i mbyllur ne barazim ishte ai mes Bylisit dhe Lacit. Per kete faze ishte luajtur 10 dite me pare Sopoti-Skenderbeu ne barazim 1-1, ndersa Apolonia-Vllaznia eshte shtyre per shkak se te enjten ne Fier do te luaje perfaqesuesja e femra te Shqiperise ndaj Greqise.

 

Share it :