Policia e Kurbinit ka njoftuar se janë arrestuar në flagrancë Z.GJ, GJ.K, B.U, E.M banues në Tiranë Krujë dhe Milot. Arrestimi i tyre u krye pasi u gjetën të kultivuara 300 kubikë me lëndë narkotike të cilat ishin në fazën e mbirjes. Po në të njëjtin vend u konstatuan 200 gropa të cilat ishin bërë gati për tu mbjellë. Mësohet se bimët narkotike ishin mbjellë në një ambient të hapur, në pronë publike.




