Kryesuesja e misionit të ODIHR / Glover: Akuzat për blerje vote shqetësuese, partitë financuan fushatën me fonde publike

 

 

glover ne PEKryesuesja e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR Audrey Glover foli dje shqetësim për blerjen e votave. “Akuzat për blerje votash vazhduan edhe në këto zgjedhje duke përfshirë të gjitha partitë kryesore. Kjo rriti shqetësimin që votuesit të kishin mundësinë të votonin të lirë. Kishte një mungesë transparence për financat e fushatës. Partitë politike mund të financonin fushatat e tyre duke përdorur fondet publike dhe donacione private, por kandidatet e pavarur nuk kishin mundësi për financim publik”, tha ajo. Ashtu si eurodeputeti Kukan dhe Glover, edhe ambasadorja e BE –së në Tiranë, Romana Vlahutin, foli me shqetësim edhe për dekriminalizimin e politikës. “Përpara zgjedhjeve ne bëmë një fushatë të gjerë kundër blerjes së votës, votimit familjar. Një tjetër temë që kemi prekur ishte dekriminalizimi i politikës në Shqipëri. Kjo fatkeqësisht është një dukuri e përhapur dhe nuk është hera e parë dhe shpresoj që këtë vjeshtë do të kemi më në fund një legjislacion që do nënvizojë qartazi se kush mund të marrë pjesë në zgjedhje apo të kërkojë pozicione në jetën publike.”, deklaroi Vlahutin.

 

Share it :