Kryeministrja e Zelandës së re ‘e prerë’: Nuk ka më cigare, pas 2025 askush nuk do e pijë!

Zelanda e Re po ndalon të rinjtë që blejnë cigare. E gjitha kjo nismë vjen në një program të vazhdueshëm që synon të zhdukë plotësisht konsumimin e duhanit deri në vitin 2025. Askush nën moshën 14 vjeç nuk do të lejohet të blejë cigare. Çdo vit kufiri i moshës do të rritet derisa të jetë i paligjshëm për të gjithë kombin sipas planit radikal të kryeministres së NZ Jacinda Adern.

“Ne duam të sigurohemi që të rinjtë të mos fillojnë kurrë të pinë duhan, kështu që do ta bëjmë shkelje shitjen ose furnizimin e produkteve të duhanit për grupet e reja” tha të enjten ministrja e shëndetësisë Ayesha Verrall.

Lëvizja vjen pasi një sondazh i ri zbulon se shumica e australianëve duan një ndalim total të të gjitha shitjeve të cigareve në dyqane.

Share it :