Kryebashkiaku Melyshi në Komision: Mirdita duhet të shkojë në kufijtë e saj historikë
Mirdita duhet të shkojë në kufijtë e saj historikë dhe etnografikë.
Kështu i shpreh Kryetari i Bashkisë Mirditë Albert Melyshi në takimin e zhvilluar në Komisionin e Reformës Territoriale ku sot ishte dëgjesa me Kryetarët e Bashkive.
Melyshi tha se kjo është kërkesë e banorëve të atyre zonave që të bashkohen me Mirditën.
Melyshi theksoi se Mirdita me kufijtë e saj etnografik e historikë mund të ketë më shumë se një Bashki.
Ai theksoi se Rubiku mund të ishte bashki në vete




