Rrezikojnë makinat e prodhuara nga viti 1986-1993. Kritere të forta edhe për makinat e prodhuara nga veti 1994-2002
Duke filluar nga 1 korriku, pjesa më e madhe e makinave në Shqipëri nuk do të kalojnë kolaudimin, nëse kanë mbi normat e lejuara, gazrat. Bëhet fjalë për një udhëzim të Ministrisë së Transporteve, i cili hyn në fuqi duke filluar nga 1 korriku. “Ndryshon norma sasiore që përcakton arsyen për dështim, në kontrollin e sistemit të shkarkimit të gazrave të makinave. Kështu, për mjetet rrugore të regjistruara nga 1 janar 1980 deri më 1 korrik 2008, deri tani nuk e kalon testin kur treguesit mesatarë të matjeve të gazrave të shkarkimit të motorit janë më të larta se 2.5 m-1 në rastet e motorëve diezel me aspirim normal dhe 3.0 m-1 në rastet e motorëve diezel turbo (të mbiushqyer). Nga data 1 korrik 2015 deri më 31 dhjetor 2015, kjo normë ngrihet me 40%. Ndërsa për mjetet e regjistruara pas 1 korrik 2008, aktualisht nuk kalohet testi kur treguesit mesatarë të matjeve të gazrave të shkarkimit të motorit janë më të larta se 1.5 m-1, por me udhëzimin që hyn në fuqi më 1 korrik 2015, norma e lejuar shtohet me 60%. Normat e lejuara të shkarkimit të gazrave plus shtesën janë të vlefshme për periudhën 1 korrik deri 31 dhjetor 2015. Nga 1 janari deri 30 qershor 2016, normës së BE-së i shtohet vetëm 1/2 përqindjes së aplikuar gjatë gjashtëmujorit paraardhës. Kurse, normat e lejuara të shkarkimit të gazrave sipas Direktivës së BE-së të 2009-s (pa shtesa), janë të vlefshme për periudhën pas 1 korrik 2016”, – përcakton udhëzimi i ri. Pra prej 1 korrik deri në 31 dhjetor 2015, do të fillojë zbatimi i normave të lejuara aktuale zyrtare plus shtesat respektive, të përcaktuara në udhëzim, të nivelit të gazrave në testin e kontrollit teknik të detyrueshëm. Automjetet që tejkalojnë këto nivele të elementeve ndotëse nga gazrat, do të marrin rezultat negativ të kontrollit teknik të detyrueshëm. Prej 1 janari deri më 31 qershor 2016, do të gjejë zbatim aplikimi i normave të lejuara plus gjysmën e shtesave respektive, të përcaktuara në udhëzim, të nivelit të gazrave në testin e gazrave në kontrollin teknik të detyrueshëm dhe automjetet që nuk plotësojnë këto nivele të elementeve ndotëse nga gazrat, do të marrin rezultat negativ të kontrollit teknik të detyrueshëm.
Normat e reja
Për mjetet rrugore që janë regjistruar nga 1 tetor 1986 – 31 dhjetor 1993, përmbajtja e monoksidit të karbonit është më shumë se 3.5 % (+20%) në gjendje të lirë. Për mjetet rrugore të regjistruara pas 1 janar 1994, përmbajtja e monoksidit të karbonit është më shumë se 0.5% (+40%) në gjendje të lirë (minimo). Për mjetet rrugore të regjistruara pas 1 janar 1994, përmbajtja e monoksidit të karbonit në 2,500 RPM apo në shpejtësinë e rekomanduar nga konstruktori është më shumë se 0.3 % (+40%). Për mjetet rrugore të regjistruara pas 1 korrik 2002, përmbajtja e monoksidit të karbonit në gjendje të lire (minimo) është më shumë se 0.3 % (+60%).
Makinat
Rrezikojnë pjesa më e madhe e makinave në Shqipëri. Bëhet fjalë për rreth 50% të makinave në vendin tonë, duke qenë se pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë një makinë para vitit 2000. Nëse nga 1 korriku këto makina nuk do të kalojnë kolaudimin, nga 2016-a, rrezikojnë të hiqen nga qarkullimi.
Rrezikojnë pjesa më e madhe e makinave në Shqipëri. Bëhet fjalë për rreth 50% të makinave në vendin tonë, duke qenë se pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë një makinë para vitit 2000
Fëmijët/ Rëndësia e vaksinës kundër fruthit
Hulumtuesit tashmë e dinin se fruthi e kërcënon sistemin imunitar të fëmijëve. Ata që janë të prekur nga kjo sëmundje mund të mbeten të ndjeshëm ndaj pneumonisë, periudhave të shkurtra të diarresë dhe infeksioneve të tjera për disa javë apo muaj. Por studimi i ri tregon se zbehja e sistemit imunitar zgjat më shumë – dy deri tre vjet. E ashtuquajtura “amnezi e imunitetit” e bën të vështirë për fëmijët që të mbrohen kundër sëmundjeve të tjera edhe pasi të jenë reduktuar simptomat e fruthit. “Sistemi imunitar në një mënyrë rikthehet”, – tha Michael Mina, autori kryesor i studimit për NPR. “Problemi i vetëm është se ai (sistemi) e ka harruar atë që e dinte dikur”. Mina, që tani është student mjekësor në Emory, ka punuar në hulumtim si student post-akademik i biologjisë në Princeton. Studimi u prezantua kohët e fundit në revistën Science. Eksperimentet e kanë demonstruar më parë një dukuri të ngjashme tek majmunët. Infeksioni i fruthit i reduktoi rruazat e bardha të gjakut tek majmunët makaki, të trajnuara për të shmangur sëmundje të tjera. Tani, të dhënat epidemiologjike konfirmojnë se e njëjta gjë po ndodh tek njerëzit. Duke i analizuar rezultatet shëndetësore qysh nga vitet 1940 në Shtetet e Bashkuara, Uells, Danimarkë dhe Angli, studiuesit zbuluan se numri i infeksioneve të fruthit e parashikoi numrin e vdekjeve nga sëmundje të tjera të fëmijërisë për disa vjet. “Vërtet nuk ka rëndësi grupmosha, dekada apo vendi”, tha ai për “Los Angeles Times”. Provat e theksojnë më tej rëndësinë e vaksinimit kundër sëmundjes. Më shumë se t’i ndihmojë fëmijët ta shmangin fruthin, vaksina mund ta parandalojë një gamë të tërë të infeksioneve. Mina shpreson se hulumtimi jo vetëm që do të frymëzojë mbrojtje më të madhe imunologjike, por edhe më shumë studime si ky. “Shpresoj që punimi, përtej rezultateve të veta, do ta paraqesë një mënyrë të re të bashkimit të imunologjisë dhe biologjisë së popullsisë”.
Ligji i ri/ Mësuesit mund të shkarkohen nga prindërit e nxënësve
Ndryshimet në ligjin për arsimin parauniversitar parashikojnë se një mësues mund të shkarkohet nga puna, nëse propozon prindi i nxënësit. Gjithashtu ligji i ri ka parashikuar rastet kur emërohen mësuesit, ku tashmë do të marrin pjesë prindërit e nxënësve por dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit. “Në institucionin arsimor publik, për një vend të lirë pune, mësuesi emërohet nga drejtori i institucionit arsimor, me konkurrim të hapur. Në komisionet e vlerësimit marrin pjesë përfaqësues të prindërve. Procedurat e konkurrimit dhe vlerësimit përcaktohen me udhëzim të ministrit”. 2. Pika 3 ndryshohet si më poshtë: “3. Drejtori i institucionit arsimor publik fillon procedurën e largimit të mësuesit edhe me kërkesë të prindërve dhe vendos largimin pasi konsultohet me përfaqësues të prindërve të institucionit arsimor, sipas procedurave të përcaktuara me udhëzim të ministrit”, – janë disa nga ndryshimet.




