Kreu i Pd-së Sali Berisha deklaroi sot në protestë se rasti i MCGonigal nxorri fytyrën e vërtetë antiamerikane të Ramës. Sipas tij ky skandal u bë për llogari të Putin, Vuçiçit dhe Lukashenkos dhe kurrë për interes të shqiptarëve, të NATO-s dhe SHBA.
Sali Berisha: Rasti McGonigal nxori fytyrën e vërtetë antiamerikane, antiperëndimore, fytyrën e vërtetë të etërve të Edi Ramës.
A mundet një shqiptar, që i thotë vetes i tillë, t’i rekrutojë SHBA-së me korrupsion, kryezbuluesin e saj. Kjo shkon për llogari të Putinit, Vuçiçit dhe Lukashenkos dhe kurrë për interes të shqiptarëve, të NATO-s dhe SHBA . – u shpreh ai.




