Anxhela Tato
Policia, 900 denoncime nga biznesmenë dhe qytetarë, zbulohen kontrata me vlerë deri në 230 mijë euro
Hetimet, i arrestuari huazonte lekë duke ndryshuar vlerën në aktet noteriale të pengut, i akuzonte huamarrësit për mashtrim në Gjykatë
Ndërtoi një skemë gjigante mashtrimi, duke përfituar shifra kolosale parash, prangoste 29-vjeçari Ledjan Muçaraku. I riu nga Fieri hartonte akte noteriale me peng pasurinë, duke marrë lekë më interes, të cilat kalonin me anë të kolateralit të bankës. Kjo skemë fitimprurëse ka nisur që në vitet 2007 kur i arrestuari merrte nga studentet nga 500-1000 lekë, duke u përhapur më pas tek biznesmenët në dhënien e lekëve më interes. Sipas policisë mësohet se janë se zbuluar akte noteriale me vlerë deri në 230 mijë euro, ndërsa në ngarkim të 29-vjeçarit rëndojnë dhjetëra denoncime.
Dosja
Shtetasi Ledjan Muçaraku dyshohet se ka krijuar një skemë mashtruese dhe piramidale duke lidhur pranë noterëve mbi 50 kontrata huadhënie me interes në muaj, me biznesmenë, persona fizikë dhe individë nga Fieri, Vlora, Berati, Lezha, Durrësi, Tirana, Kruja, Lezha, Laçi, Mamurrasi, Burreli, Kukësi, Kavaja, kontrata këto të cilat në të shumtën e rasteve anuloheshin pa përfunduar afati i dhënies së lekëve. Nga hetimi proaktiv në bashkëpunim me Njësinë Task-Forcë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier u bë e mundur zbulimi, dokumentimi dhe goditja e veprimtarisë kriminalë të tij, ku rezultojë se Ledjan Muçaraku prej vitit 2007 e në vazhdim kishte krijuar një skemë mashtruese, të cilën e paraqiste fillimisht pranë studentëve nga zona e tij e Fierit dhe më pas biznesmenë e persona të tjerë të interesuar apo në nevojë për të marrë para me interes. Ai kishte arritur tu krijonte bindjen të interesuarve se do tu siguronte para me interes në vlerat nga 5 milion lek shqiptarë e lart dhe nga 6000 deri në 300.000 mijë dhe deri në 1 milion euro, të cilat u premtonte se do të ia xhironte nëpërmjet bankave, mjafton që ata të kishin kolaterale si peng me vlerë më të madhe se vlera e parave që kërkonin. Fillimin e skemës e kishte realizuar me studentë duke iu afruar sasi të vogla parash nga 5000 – 10.000 lekë me interes nëpërmjet llogarive bankare. Më pas iu a merrte në dorë borxhin e dhënë, i turbullonte i bindte ata dhe i dërgonte para noterëve dhe duke shpërdoruar besimin, padijen juridike të tyre si dhe neglizhencën apo noterëve për akte të tilla duke hartuar përpara tyre deklarata se paratë e marra në dorë apo nëpërmjet llogarive bankare nga Ledjani janë kthyer po nëpërmjet llogarive bankare dhe nga tani e tutje nuk ka më detyrime ndërmjet palëve. Më vonë filloj ta zgjeroj rrethin me biznesmen të interesuar për të marrë para me interes, i sugjeronte të bëjnë një depozite paraprake në llogarinë e tij me përshkrimin “shlyerje detyrimi” Ledjan Muçaraku, në vlerat nga 1000 lek deri në 500.000 lekë.
Skema
Më pas me kopje të deklaratës noteriale dhe gjendjes së tij të llogarisë bankare që dokumentonte moskthimin e shumës hartonte padi civile e penale në prokurori dhe gjykatë, duke falsifikuar dhe dokumentet e padive sikur ato ishin bërë nëpërmjet studiove ligjore, duke i akuzuar viktimat padrejtësisht për mashtrim, kërcënim e fyerje dhe dëmtime me dashje në prokurori dhe krahas kësaj hapte dhe padi civile për të iu kthyer shumat e parave dhe interesat, pavarësisht se ato para realisht nuk u a kishte dhëne, përkundrazi në realitet u kishte marrë. Interesi i Ledjanit ishte fitimi i gjyqeve civile dhe deklarimi fajtor i personave që kallëzonte në Prokurori, me qëllim që të merrte shumën e lekëve që përcaktohej në aktin noterial, ndonëse këtë shume ai nuk ia u kishte dhënë asnjëherë personave. Më pas me padite gjyqësore dhe aktet noteriale arrinte të mashtronte persona të tjerë biznesmenë duke iu “ofruar” para me interes dhe duke iu kërkuar pasuri si peng me vlera me të larta se parat e kërkuara prej tyre. Kështu hartonte thuajse çdo ditë nga 1-2-3 akte noteriale me vlera shumë të larta parash të dhenë me interes me peng pasuri të paluajtshme shtëpi, troje, lokale etj. Pasi arrinte t’i bindte dhe të hartonte kontratën noteriale, gjatë gjithë kësaj kohe iu kërkonte para si shpërblim për këtë punë dhe për aktet noteriale në vlera që shkonin nga 15.000 mijë lek deri në 500.000 mijë lekë. Për të krijuar bindjen e klientëve të tij ai kërkonte që këto para t’ia depozitonin në bankë. Si dhe në mjaft raste vlerën e interesit 15-20 % e përfshinte në vlerën e kontratës së parave që do të jepeshin më interes duke e përfshirë në shumën totale në kontrate. (P.sh. nëse do të iu jepte 100.000 euro ai në kontratën noteriale me peng shkruante 115.000 euro dhe se këto para janë dhënë pa interes, por ai do t’i xhironte në bankë 100.000 euro kështu që në fund detyrimi për ty kthyer ishte 115.000 euro). Si dhe kërkonte që t’i gjenin klientë të tjerë që kërkonin para dhe që kishin kolateral e mundësi pagese, sepse ai mund të iu siguronte para pa fund, kërkonte gjithashtu që personat e tjerë mundësisht të ishin të sjellshëm dhe jo konfliktual, pasi nuk preferonte të merrej me të tillë. Për tu siguruar këtë para Ledjan Muçaraku përveç se ju kërkonte t’i depozitonin para në llogarit e tij bankare iu kërkonte edhe para në dore, dreka, darka, kostume, karta telefoni, gjatë gjithë kohës të ashtuquajturës përpjekje për të iu kaluar shumat në bankë, gjë e cila nuk ndodhet kurrë veç ndonjë vlerë të pa përfillshme, sa për të mbajtur në këmbë skemën e mashtrimit.
Realizimi i skemës
Për të realizuar skemën mashtruese në moment që vinte afati për të xhiruar parat në llogari sipas kontratës noteriale të bërë më parë, nxirrte dhjetëra pretendime, si: Jam në gjyq se nuk me kanë kthyer parat shumë persona, kolaterali ka vlera më të ulët se parat që kërkon, ja prisni nesër, pasnesër, të hënën. Mbyllte apo ndërronte numrin e telefonit, adresën e banimit etj. Me çdo njeri që komunikonte i thoshte që juve do të ja ju jap parat, por mos i thuaj të tjerëve, pastaj iu kërkonte ndërrimin e kontratës për një vlerë më të ulët dhe para të tjera për kontratën noteriale, shpenzimet ditore, duke e kthyer ketë sistem mashtrimi në mënyre jetese të tijën. Një pjesë të mirë të klientëve të tij arrinte t’i mashtronte sërish duke i bindur ata e dërguar të depozitojnë një apo disa këste paraprake në bankë si shpërblim paraprak për ato që do të merrnin më vonë, por me kusht që ta përshkruanin veprimin e pagesës si shlyerje të shumës përfundimtare të detyrimit ndaj tij. Si dhe të shkonin para noteres e të thoshin se ata i kishin marrë para në dorë nga Ledjani dhe ia kishin kthyer atij me bankë. Kështu që tani e tutje nuk kishin më detyrim ndërmjet palëve, duke vazhduar serinë e mashtrimit. Kush nuk arrinte ta kapte mashtrimin e bërë prej Ledjanit paraqitej para noterit të zgjedhur nga Ledjani dhe hartonte akte noteriale sikur parat ia ka dhënë në dorë dhe ata i kanë kthyer nëpërmjet llogarive bankare ose e anasjelltas, dhe se nga ky moment i paraqitjes para noterit nuk kanë më asnjë detyrim ndërmjet palëve.
Denoncimi
Më pas shkonte ne bankë dhe printonte gjendjen e llogarisë bankarë dhe me akte te tilla ka hapur dhjetëra procedime penale fiktive dhe ka arritur të dënojë persona padrejtësisht për mashtrim si dhe të fitojë gjyqe civile për kthimin e shumave që realisht ai nuk i ka dhënë. Aktet gjyqësore i ka përdorur për të rritur besimin tek biznesmen e persona të tjerë të interesuar apo të gjendur ngushtë për para, duke përfituar prej tyre shuma nga 1000 lekë deri në 1 300 000 mijë lekë. Policia dhe prokuroria vazhdojnë hetimet e deri aktualisht janë siguruar dhjetëra deklarate noteriale me vlera nga 6000 euro deri në 230.000 euro, dhjetëra procedime penale e civile të hapura fiktivisht nga Ledjan Muçaraku. Deri aktualisht janë vërtetuar dhe dokumentuar veprat penale të kryera me dashje nga Ledjan Muçaraku më shumë se një herë dhe në dëm të shumë personave si vijon: Ngritja e funksionimi i një skeme mashtruese me qëllim fitimi material, vepër penale e parashikuar nga neni 143/a “Skemat mashtruese dhe piramidale”, e cila dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet, Kallëzimit të rremë, parashikuar nga nenet 305, i Kodit Penal. Deklaratat e rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore, deklarimi i rremë para prokurorit dhe dëshmisë së rremë para gjykatës, 305 /a, 305/b dhe 306 i Kodit Penal. Njoftimi i rremë në organet e rendit, parashikuar nga neni 272 i Kodit Penal.




