Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 488 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 112 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 6 viktima nga koronavirusi.
Në 24 orët e fundit, janë shëruar 131 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.923 raste, numri i rasteve aktive është 3.251.
Numri total i rasteve pozitive është 13.713 raste nga 52.157 personat e dyshuar me virusin SARS-CoV-2 dhe 539 viktima.




