Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur kategorikisht kundër një amnistie për krimet e gjenocidit serb në Kosovë.
”Amnistia e krimeve?
Jo vetëm ne që jemi shqiptare, apo Ballkani por gjithë bota e di çfarë ka ndodhur në luftën e 1998- 1999. Regjimi i Millosheviçit kreu gjenocid, aq sa detyroi botën të ndërhyjë. Ishin momente të vështira për shqiptarët. Kosova s’duhet të ketë pozicion inferior. UÇK s’ka pse të ndihet keq prandaj duhet të kërkojmë drejtësi për viktimat. Unë 2 herë kam dhënë dorëheqjen dhe përballem me çdo gjykatë për të vërtetuar pafajshmërinë e shqiptarëve, timen dhe të UÇK-së.”- tha Haradinaj./BW




