Korreshi: Spitali i Lushnjës me ilaçe të skaduara, pacientëve u jepet vetëm bukë e kos
Deputeti i PD, Saimir Korreshi nga foltorja e Kuvendit solli shqetësimet që vinë nga spitali i Lushnjës.
Në interpelancën e kërkuar me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, Korreshi ka kërkuar llogari për situatën në këtë spital.
Ai tregoi dhe menunë që kanë për mëngjes pacientët e këtij spitali.
Korreshi ngriti edhe shqetësimin e mungesës së ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore, ndërsa teksa iu referua një raporti tha se janë evidentuar mbi 100 milionë lekë medikamente të skaduara.
“Mirëmëngjesi! Mirëmëngjes zonja ministre. Pyetja e parë drejtuar ju është “a keni ngrënë mëngjes ?” se unë po ju ofroj mëngjesin e spitalit në Lushnje për pacientët. Ky është mëngjesi që hahet nga pacientet. Nga auditimi që keni bërë ju, në punë nuk është kuzhiniere, por është infermiere. E keni lënë ju me shkrim, në kuzhinë punon infermierja si kuzhiniere.
Pse keni zhvendosur godinën e spitalit Lushnjë dhe e latë prej 8 muajsh në një qenefhane, ku është dhe sot dhe nuk zbardhet leja e ndërtimit. Kush e mban këtë përgjegjësi, që të gjithë pacientët e Lushnjës të rrinë në qenefhane.
E dyta si jeni më gjeografinë, kaq të vështirë e keni të kuptoni që ka edhe qytete të tjera përveç Tiranës. Pse nuk vini me mua të vizitojmë ambientet e spitalit Lushnje.
Pyetje e drejtpërdrejtë nga qytetarët e Lushnjes, cfarë bën punën ministrja e Shëndetësisë, rri në aeroplan apo duhet të shikojë edhe spitalet që ka në varësi?! Sepse në avion mund të kontrollosh maksimumi ndihmën e shpejtë.
Nga raporti që thoni ju janë mbi 100 mln lekë ilaçe të skaduara”,tha nder te tjera Korreshi.




