Kopjimi i sistemit TIMS/ Artan Hoxha: Me Muçën ishin edhe punonjës të kompanive private, me lidhje të forta në Qipro

Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke folur për arrestimin e Ervin Muçës, ish-drejtorit të IT në Policinë e Shtetit, me dyshimin se ka kopjuar të dhënat e sistemit TIMS në gushtin e vitit 2023, tha se bashkë me të kanë qenë edhe disa civilë të kompanive private.

I ftuar në Të Paekspozuarit, Hoxha tha se të dhënat e TIMS mund të përfundojnë në duar të palëve të treta.

“Problemi më i madh aty me këtë ustain është jo se ishte askushi që nuk duhet të hynte aty dhe s’mund të hyjë aty pa vendime ligjore, por bashkë me të kanë qenë disa civilë, punonjës të kompanive private të të njëjtit sektor që cilëve u duhen këto të dhëna. Mes tyre ka qenë një punonjës i një kompanie private, Ermal Beqiri nga “Soft Solution” dhe dy punonjës së kompanisë “Horizon”, e cila ka lidhje të forta në Qipro. Pra ky është problemi, Ky zotëria vetë ka patur një të kaluar problematike në Itali dhe është dëbuar dhe këto ai i ka fshehur.

Këta punonjës të kompanive private mund t’i çojnë këto të dhëna në Qipro. Ky njeri ka bërë të njëjtën gjë edhe te Tatimet dhe te Kadastra dhe pa asnjë arsye nuk duhej të gjendej aty. Unë nuk e kuptoj pse nuk e merr SPAK-u këtë gjë”-tha Hoxha.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.