Statusi i kryetarit te PL Ilir Meta
I lumtur të prisja sot, në kuadër të Konventës së Dytë të Koalicionin Shqiptar pro Familjes dhe Jetës, delegacionin e kryesuar nga znj.Gudrun Kugler, deputete e Parlamentit Austriak dhe z.Nicola Speranza, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Shoqërive Katolike të Familjes për Europën (FAFCE).
Diskutuam së bashku për rëndësinë e familjes, si themeli i shoqërisë, për rolin e saj të rëndësishëm në rritjen e fëmijëve dhe në edukimin e brezave të rinj me vlera të larta njerëzore e duke i bërë ata qytetarë më të përgjegjshëm të shoqërisë sonë.
Lufta kundër varfërisë dhe dhunës në familje, politika sociale më përfshirëse, arsimimi më i mirë i të rinjve, rritja e mundësive të punësimit dhe rritja e shpresës për një të ardhme më të mirë në vend do të bënin që familja shqiptare të mos vuante nga plaga e madhe e largimit masiv të të rinjve dhe vendi ynë nga shpopullimi.
Ndamë mendimin se një familje e shëndetshme kontribuon në zhvillimin dhe mirëqenien e vendit dhe në harmoninë e paqen shoqërore.
Partia e Lirisë është e angazhuar fortë të bashkëpunojë me ekspertë të fushës, për një program fiskal në mbështetje të familjes shqiptare, me synim fuqizimin e vazhdueshëm të saj.





