Kontratat për plazhet/ Qeveria favorizon “Strategjikët”, u jep përparësi mbi pjesën tjetër

Kontratat për plazhet/ Qeveria favorizon “Strategjikët”, u jep përparësi mbi pjesën tjetër

Nënshkrimi i kontratave për bizneset që do të mund të marrin plazhet me qira do të ndjekë rregullat e reja të miratuara në ndryshimet që bëri qeveria në rregullore së fundmi.

Duke parashtruar një sërë të rejash që janë lakuar edhe më herët për kushtet që duhet të plotësojnë subjektet si dhe vendosja e një tavani për çmimet duket se ka një grup që qëndron mbi pjesën tjetër.

Bëhet fjalë për investitorët strategjikë. Këta të fundit kanë përparësi mbi plazhet në raport me grupin tjetër.

Rregullorja për stacionet e plazhit në pikën 2 të nenit shtatë përcakton “Në rastin e kërkesave të projekteve me potencial strategjik, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, apo kërkesave të investitorëve në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, kontrata për përdorimin e hapësirës së plazhit lidhet sipas akteve ligjore dhe nënligjore përkatëse”.

Në rregulloren e rishikuar kjo pikë vijon me një shtesë “dhe ka përparësi mbi kontratat e plazhit të lidhura në atë zonë. Në çdo rast, gëzimi i përdorimit të bregut të detit si stacion plazhi nga investitori strategjik fillon pas vënies në funksion të strukturës akomoduese turistike”.

Kjo do të thotë se investitorët strategjikë janë të parët që mund të lidhin kontratën për përdorimin e plazhit dhe kjo nis në momentin që vënë në funksion strukturën turistike.

Ndërkohë rregullorja ndryshon dispozitat kalimtare në pikën 3 dhe 4. Pra për këto plazhe aty ku nuk ka strukturë akomodimi subjekti i interesuar për të marrë një stacion plazhi duhet të ketë një strukturë shërbimi.

“Përjashtimisht, për Bashkinë Fier, Bashkinë Divjakë, Bashkinë Pogradec, për plazhin Zvërnec, Plazhi i Vjetër, Bashkia Vlorë, plazhet Spille, Vilë-Bashtovë, Bashkia Rrogozhinë, plazhet Shetaj, plazhi i Gjirit të Lalzit, plazhi Hamallaj, plazhi i Katundit të Ri, plazhi Porto-Romano 1, plazhi Currila 1, plazhi Currila 2, plazhi Currila 3, plazhi Currila 4, plazhi Currila 5, Bashkia Durrës, plazhet Borsh, Llaman, plazhi Lukovë 2, plazhi Maraçi, Bashkia Himarë, plazhi i Rrjollit, Bashkia Shkodër, në stacionet e plazhit, që nuk ka struktura akomoduese pranë apo në afërsi të hapësirës së plazhit, nuk zbatohet kriteri i parashikuar në shkronjën “b”, të pikës 3, të nenit 7, dhe subjekti, përveç kritereve të parashikuara në shkronjat “c” dhe “ç”, të pikës 3, të nenit 7, duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme” thuhet në pikën 3 të rishikuar. /Monitor

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Më keq se Vuçiçi’/ Berisha: Rama vuri sanksione ndaj Kosovës, çfarë duhet të bëjë tjetër të quhet kryetradhtar Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren në qytetin e Dibrës ka krahasuar qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj Kosovës si “më të rëndë se ai i presidentit serb Aleksandar Vuçiç”. Berisha tha se qeveria shqiptare ka mbajtur qëndrime që dëmtojnë interesin e Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon, duke përmendur takime dhe iniciativa rajonale që kanë synuar rishikimin e kufijve të Kosovës. Ai akuzoi Ramën për qëndrime politike në samite rajonale dhe për përdorim simbolikash, të cilat kanë përçuar mesazhe të gabuara për statusin e Kosovës. Berisha tha gjithashtu se Shqipëria ka mbajtur qëndrime të paprecedenta ndaj Kosovës, duke përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve, të cilat i cilësoi si të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, veprime të tilla nuk kanë ndodhur më parë nga asnjë qeveri shqiptare dhe përbëjnë, siç u shpreh, devijim nga interesat kombëtare. Deklarata e plotë: Dibrane dhe dibranë, shqiptare dhe shqiptarë, mendoni pak. Mendoni pak çfarë i bëri Kosovës. Më tepër se Vuçiçi. Absolutisht më keq. Ja të ndalemi. Erdhi në pushtet, drejt e në Beograd. Nuk ishte me katër sy. Ishte me gjashtë sy, aty ishte dhe Batoni, ish-agjenti personal i Stankoviçit. Çfarë ra dakord aty? Çfarë u bë? Doli që Kosova duhet të dorëzojë territore. Doli që duhet të ndryshojnë kufijtë e Kosovës. Paçka se Kosova kishte fituar gjyqin ndërkombëtar. Paçka se në gjykatë ndërkombëtare nuk kishte paditur Kosova, kishte paditur Serbia, Kosovën. Dhe Kosova kishte, dhe Serbia kishte humbur gjyqin. Dhe gjykata i kishte njohur kufijtë ekzistues si kufi ndërkombëtar të Kosovës. Gjykata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Po ato nuk i njihte Vuçiçi. Dhe tani duhet t’i vinte në diskutim edhe argati i tij. Dështoi me këtë. Shkoi në Novi Sad. Mos harroni kurrë atë hartë të vendosur në katedrën ku po flisnin, e cila tregonte Kosovën pjesë të Serbisë. Në qoftë se simbolet flasin, ai ishte simboli më i urryer ndaj shqiptarëve. Edi Rama fliste aty duke patur përpara një hartë në të cilën Kosova ishte shkrirë, s’ekzistonte më. Dhe këtë hartë e postoi në Facebook-un e tij. Cili ishte kuptimi? Kosova duhej të ndahej. Projekti i parë që thoshin, ja po ti kalojmë ca fshatra të të, aty Preshevës vijnë këtej, këto shkojnë andej e këto me radhë, absolutisht s’ishte asgjë tjetër, vetëm Serbia gjer tek Patrikana në Pejë, i merrte të gjitha ato territore. Ky projekt ishte i Slobodan Millosheviçit dhe e ka sjellë në zyrën time nëpërmjet ndërmjetësve nga Greqia dhe Turqia disa herë. Por natyrisht s’më shkonte mendja kurrë të pranohej. Dështoi dhe me këtë. Vuri sanksione, i pari në Evropë që vuri sanksione ndaj Kosovës. A mund të ndodhë kjo mor miq? Po çfarë duhet të bëjë tjetër më shumë të quhet kryetradhtar? Si moj i vure sanksione? Çfarë të bëri Kosova ty që i vure sanksione? Përveç respektit. Ju e dini çfarë respekti dhe adhurimi kanë për Shqipërinë. Paditi kryeministrin e Kosovës në gjyq, s’ka ndodhur kurrë. Një kryeministër të padisë kryeministrin tjetër. Ky po, e paditi. E paditi sepse natyrisht nuk mund të pranonte kurrë aktet e tij të copëtimit të Kosovës. Do hartonte ky, Paniç i ri, statutin e Asociacionit të komunave serbe si një shtrirje të shtetit serb në Kosovë. Po si mundet? Si mundet një shqiptar? Po se mori përsipër këtë as kryeministri i Maqedonisë, as i Bullgarisë, as i Rumanisë, asnjë! Si mundet ti të jetë një argat i verbër i Vuçiçit? Dhe Veriu i Kosovës tokë e askujt. Ta marrin në dorë KFOR-i. Do kthehet në kohën e bronzit. Se sipas tij Putini do hidhte armë bërthamore në Kosovë.