Ervin Kaduku
Autoriteti i Konkurrencës njofton se ka shqyrtuar autorizimin e përqendrimit të realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit (75% të aksioneve) të Eurobank Ergasias S.A nga National Bank of Greece S.A”.
Ky transaksion, me objekt përftimin e pjesës prej 75% të kapitalit aksionar me të drejtë vote të Eurobank Ergasias S.A (Eurobank) nga Natonal Bank of Greece S.A (NBG), është realizuar me anë të ‘Ofertës Publike Vullnetare nga Banka Kombëtare e Greqisë (National Bank of Greece-NBG) për të gjitha aksionet e
përbashkëta të regjistruara të Eurobank Ergasias’ të datës 5 tetor 2012. NBG është një shoqëri aksionere e themeluar dhe që funksionon në bazë të legjislacionit grek me seli në adresë: 88 Aiolou Street, Athinë, Greqi. NBG është prezent dhe për pasojë realizon xhiro në Shqipëri me anë të degës së saj Banka NBG Albania, e cila ka filluar aktivitetin që prej vitit Eurobankështë një bankë e themeluar dhe që funksionon në bazë të legjislacionit grek, me seli në adresën: 8 Othos Str. 10557, Athinë, Greqi, pa aktivitet në Shqipëri.
Struktura e tregut bankar në Shqipëri
Në tregun shqiptar ushtrojnë veprimtarinë e tyre në total 16 banka të nivelit të dytë, nga të cilat 13 banka janë me kapital privat tërësisht të huaj dhe 3 banka me kapital privat të huaj dhe vendas. Tregu karakterizohet nga ndryshime të shpejta për sa i takon shtrirjes gjeografike dhe ofrimit të produkteve të reja.
Tendencat pozitive në zgjerimin e tregut bankar me degë dhe agjenci ka sjellë përmirësimin në mënyrë të dukshme të mbulimit dhe rritjes së cilësisë për produktet ekzistuese dhe atyre të reja.
Referuar të dhënave të Bankës Qendrore, banka e cila rezulton të ketë mbulimin më të gjerë nëpërmjet degëve dhe agjencive të saj është Raiffeisen Bank me 103 degë, e ndjekur nga Banka Kombëtare Tregtare me 53 degë dhe 4 agjensi dhe Tirana Bank me 52 degë dhe 4 agjenci.
Dega e Bankës Kombëtare te Greqisë ka 5 degë dhe 22 agjenci brenda vendit të shtrira në këto prefektura: Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë, Vlorë.
Sipas klasifikimit bazuar mbi kriterin e madhësisë së aktiveve, NBG renditet në grupin G2, grupin e bankave të mesme. Sipas te dhënave nga Banka e Shqiperise, Raiffeisen Bank ka përqindjen më të lartë të aktiveve me 28.7%, e ndjekur nga Banka Kombëtare Tregtare dhe Intesa Sanpaolo Bank me respektivisht 17.7% dhe 11.3%. NBG renditet si banka e nëntë me 3.5% të totalit të aktiveve.
Vlerësimi i konkurrencës pas përqendrimit
Autoriteti vlerëson se pas realizimit të përqendrimit struktura në tregun bankar nuk ndryshon, si rrjedhojë përqendrimi i tregut sipas depozitave, kredisë dhe bonove të thesarit mbetet i njëjtë. Kjo pasi, Eurobank nuk është prezent në Shqipëri me asnjë filial,
degë, shoqëri të lidhur apo asete (apo ndonjë formë tjetër aktiviteti). Por, autoriteti shton se nga transaksioni pritet te realizohen sinergji si rezultat i kombinimit të produkteve, të optimizmit të platformës së shërbimit (retail), prokurimit dhe eliminimit të dublikimit të disa funksioneve qendrore si dhe të krijojnë bazat për
forcimin e fitimeve vjetore të NBG-Eurobank dhe forcimit të brendshëm të kapitalit dhe likuiditeteve, të cilat në mënyrë indirekte do të pasqyrohen edhe në tregun e brendshëm.
Si konkluzion, përqendrimi i realizuar nuk sjell efekte në strukturën e tregut bankar në territorin e Shqipërisë, dhe për rrjedhoje nuk ka shenja te kufizimit te konkurrencës, përfundon autoriteti në analizën e tij, duke autorizuar përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të Eurobank Ergasias S.A nga National Bank of Greece S.A.
Energjetika, rriten prurjet në kaskadën e Drinit, priten reshjet
Ervin Kaduku
Ndonëse gjatë këtyre ditëve ka pasur mungesë të reshjeve të shiut niveli i ujërave në liqenin e Fierzës ka ardhur duke u rritur për shkak të prurjeve nga shkrirja e dëborës nga zonat e thella përrenjtë e të cilave sjellin sasi të konsiderueshme uji që mblidhet dhe derdhen në basenin e Fierzës. Në orët e mëngjesit të sotëm prurjet e ujit në liqenin e Fierzës arrijnë në 145 metër kub ujë në sekondë prurjet jo të mëdha në kushtet kur dihet se në gjendje pune aktualisht është vetëm një turbinë e hidrocentralit e cila shpenzon rreth 100 metër kub ujë në sekondë. Ndërkohë niveli i ujërave të këtij hidrocentrali gjatë ditë së sotme ka arritur në 276,30 metra mbi nivelin e detit. Niveli i liqenit të hidrocentralit të Fierzës që shërben si rregullator edhe për dy hidrocentralet e tjerë të mëdhenj të kaskadës së Drinit të Vaut të Dejës dhe të Komanit në këtë periudhë mundëson kontrollin e situatës pasi pritet që në një periudhë të afërt reshjet e dëborës e të shiut të jenë me intensitet të shtuar gjë që mundësojnë krijimin e rezervës së duhur ujore. Hidrocentrali i Fierzës ka një kapacitet ujëmbajtës prej afro 3,2 miliard metër kub ujë në pikën e tij maksimale në nivelin e 296 metra mbi nivelin e detit ndërsa 1,2 miliard metër kub ujë në pikën e ashtuquajtur të vdekjes në lartësinë e 242 metrave mbi nivelin e detit janë të pashfrytëzueshme.
Turqia, Greqisë: Jo kërkime në det pa lejen tonë!
Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu ka paralajmëruar Greqinëqë të mos marrë hapa të njëanshëm në lidhje me mosmarrëveshjen mbi burimet natyrore në Egje, duke thënë se hapa të tillë do të shkaktonin që Turqia të marrë masa kundër.”Hapat e njëanshëm duhet të shmanget gjatë periudhave të tilla kritike, sepse aktualisht ka një atmosferë pozitive mes Turqisë dhe Greqisë”, – tha Davutollu. Duke rikujtuar raportimet e fundit të lajmeve se Athina kishte planifikuar të fillojë gërmime në zonat e diskutueshme në detit Egje, për të kërkuar burimet natyrore, ministri i Jashtëm turk tha se çështja është duke u ndjekur nga afër. “Rrugët e negociatave me Greqinë janë të pranishme”, – tha Davutoglu, duke shtuar se çështje të tilla janë duke u diskutuar gjatë takimeve mes tij dhe homologut grek, Dimitris Droutsas. Ministri i Jashtëm turk gjithashtu vuri në dukje se takimi i ardhshëm i Këshillit të Nivelit të Lartë të Partneritetit Strategjik midis dy vendeve ka mundësi të mbahet në muajin mars. Më shumë se 50 raunde bisedimesh janë mbajtur që nga viti 2002, midis Turqisë dhe Greqisë, për gjetjen e një mënyre për të zgjidhur problemet që rrjedhin nga mungesa e një kufiri ndërmjet Greqisë dhe Turqisë në detin Egje.




