Kongresmeni amerikan propozon ligjin: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë Rama me drogën

Kongresmeni amerikan propozon ligjin: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë Rama me drogën

Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka propozuar një ligj i cili kërkon hetim nga ana e strukturave të inteligjencës amerikane, mbi lidhjet dhe lehtësimin që qeveria Rama i ka bërë trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Nëpërmjet një amendamenti të depozituar dy javë më parë në Kongresin Amerikan Wilson ka kërkuar vënien në lëvizje të agjencive ligjzbatuese, ndërsa propozimi i tij ka kaluar tashmë komisionin e rregulloreve dhe komisionin e ligjeve në SHBA, pritet miratimi i ligjit në seancë plenare në Kongres.

Jo më vonë se 180 ditë nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, Sekretari i Shtetit në koordinim me drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, do tu paraqesë komiteteve përkatëse të Kongresit një raport të klasifikuar, të përgatitur në përputhje me mbrojtjen e burimeve dhe metodave të inteligjencës i cili shqyrton:
-shkallën e narkotrafikut në Shqipëri
-rolin e qeverisë së Shqipërisë në lehtësimin ose mundësimin e këtij narkotrafiku”, – shkruan amendamenti./ Hashtag.al

Share it :