Konfindustria: Të krijohet pa vonesë tregu mbarëshqiptar

 Një ditë pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Shqipëri-Kosovë reagon Konfindustria me kërkesat e saj për tregun

 

spot18664-23526-konfindustria_te_krijohet_pa_vonese_tregNjë ditë pas mbledhjes së përbashkët të qeverive Shqipëri- Kosovë Konfindustria ka kërkuar krijimin e tregut mbarëshqiptar prej 7 milionë konsumatorësh.

Deri tani kjo ka qenë e vështirë gati në dështim për shkak të vonesave të njesimit të legjislacionit ekonomik dhe tregtar.

Në një deklaratë për shtyp, Konfindustria thotë se vonesat e paarsyeshme të krijimit të Tregut të Perbashket Mbarëshqiptar kanë zhvlerësuar duke ulur ndjeshëm efektivitetin edhe të investimeve të mëdha të përbashkëta në infrastrukturën rrugore si është Rruga e Kombit, me një shifër prej afër 2 miliard euro, duke i dhënë një barrë shtesë ekonomisë së Shqipërisë dhe Kosovës.

Në të njëjtën deklaratë, si shenjë e përgjigjes pas takimit të dy qeverive në fushë të tregtisë, Konfindustria sjell në vëmendje se “vendimet e njëpasnjëshme të marra nga Shqipëria dhe Kosova brenda harkut kohor të shkurtër, me natyrë proteksioniste në fushën e tregtisë së prodhimeve bujqësore, pijeve alkoolike, birrës, çimentos, etj”.

“Kulmi i përfshirjes së institucioneve shtetërore në një luftë tregtare të pandershme ndërmjet dy vendeve ishte ndalimi i hyrjes së prodhimeve të qumështit me origjinë të Shqipërisë në tregun e Kosovës, me pasoja kriminale, që kanë çuar, deri në shkatërrim të industrive përkatëse”, thuhet  në deklaratën e Konfindustrisë. Në këtë kuptim, Konfindustria mbështet tejkalimin e problematikës të vonesave për fillimin e ndërtimit të linjës energjisë elektrike 400 KË Shqipëri-Kosovë.

 

 

Vonesa

Konfindustria thotë se vonesat e paarsyeshme të krijimit të Tregut të Perbashket Mbarëshqiptar kanë zhvlerësuar duke ulur ndjeshëm efektivitetin edhe të investimeve të mëdha të përbashkëta në infrastrukturën rrugore si është Rruga e Kombit, me një shifër prej afër 2 miliard euro, duke i dhënë një barrë shtesë ekonomisë së Shqipërisë dhe Kosovës.

 

Lufta

Kulmi i përfshirjes së institucioneve shtetërore në një luftë tregtare të pandershme ndërmjet dy vendeve ishte ndalimi i hyrjes së prodhimeve të qumështit me origjinë të Shqipërisë në tregun e Kosovës, me pasoja kriminale, që kanë çuar, deri në shkatërrim të industrive përkatëse”, thuhet  në deklaratën e Konfindustrisë.

 

 

 

“Medvegja” dhuron 200 mijë € për Shqipërinë dhe Kosovën

Shoqata Humanitare “Medvegja”, me seli në Fully të Zvicrës, është duke e shqyrtuar mundësinë qe të ndihmoj shtetin shqiptar dhe atë kosovar me 200 mijë euro.

Kjo shoqatë, siç raporton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”, shtetit shqiptar 100 mijë euro do t’i dedikohen për sanimin dhe rrethimin e mburojave të rrugës së kombit, në  mënyrë që, siç citon kjo agjenci deklaratën e shoqatës “Medvegja”, “bandat dhe gomarët të mos pushtojnë autostradën”. Shtetit të Kosovës, 86.800 mijë euro, sipas prijësve të shoqatës, “do t’i ndahen për botime dedikuar nxënësve dhe studentëve si dhe oligarkisë intelektuale në mënyrë që përfundimisht të mësojnë ku edhe gjeografikisht shtrihet Medvegja, Presheva dhe Bujanoci, ndërkaq 13.200 euro të tjera i dedikohen projektit “Kthehuni” si dhe trajtimit më adekuat të refugjatëve nga Lugina që kanë gjetur strehim në Kosovë e që duhet të trajtohen si Luginarë e jo legionarë”.  Kryetari i shoqatës, Zenel Neziri njofton se vendimin përfundimtar për ndarjen e këtyre mjeteve do e marr së shpejti kryesia e shoqatës në mbledhjen e saj të rregullt që pritet të mbahet sa më shpejt, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

 

Ndërtimet pa leje, shëmben 4 objekte 4 katëshe në Drimadhes

Ndërtimet pa leje, shëmben 4 objekte 4 katëshe në DrimadhesHIMARË-Katër objekte me nga katër kate secila janë shembur sot nëe plazhin e Drimadhes në zonën e Dhërmiut, bregdeti i jugut. Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK), nisi sot aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në bregdetin e Himarës, duke u përqëndruar fillimisht në Dhërmi.

Mjetet e INUK shembën katër objekte 4-katëshe në plazhin e Drimadhes, të cilat ishin ndërtuar pa leje dhe cënonin parametrat mjedisorë të zonës.

Sipas Drejtorit të INUK, Zyhdi Dajti, ky aksion ishte paralajmëruar dhe pronarët e objekteve ishin njoftuar paraprakisht për shembjen e tyre.

Veprimet e punonjësve të INUK nuk janë kundërshtuar nga pronarët, të cilët kanë qenë të pranishëm dhe kanë ndjekur procesin e shembjes.

Aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje në bregdetin e Jugut pason veprimet e kryera në bregdetin e Vlorës deri në Orikum, ku u shembën rreth 150 objekte që cënonin parametrat urbanistikë dhe ata mjedisorë të zonës.

Aksioni do të vazhdojë në ditët në vijim. Pritet që aksioni të përfshijë të gjithë bregdetin deri në Sarandë e Ksamil dhe të përfundojë në prag të nisjes së sezonit turistik veror.

 

 

 

Share it :