Konferenca e Kryetarëve miraton ngritjen e komisionit hetimor për çështjen e “drogës”

Florenc Drizari

 

Konferenca e Kryetarëve miraton ngrijen e komisionit për “drogën”/ Zgjerohet objekti i hetimit për “Ushtrinë”, Paloka: Jemi pro komisionit, Rama kërkon mbulimin e çështjes

 

edi-palokaKryetari i Grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka, deklaroi se opozita është pro ngritjes së komisionit hetimor lidhur me dyshimet e ngritura për implikimin e mundshëm të strukturave të FA-së në trafiqet e drogës. Në një deklaratë për mediat, Paloka propozoi edhe zgjerimin e objektit të hetimit të këtij komisioni. Deputeti i PD-së tha se komisioni që kërkon të ngrejë Rama, është një komision që synon jo hetimin, por mbulimin e çështjes. “Me komisionin Rama nuk kërkohet të hetohet trafiku i drogës, por ai kërkon të hetojë opozitën dhe kush e ka nxjerrë informacionin për këtë çështje”,- tha Paloka. Sipas deputetit të opozitës, kohët e fundit Shqipëria është vënë në shënjestër të institucioneve ndërkombëtare por edhe të shteteve fqinjë të cilët akuzojnë hapur se vendi ynë është kthyer në autostradën e trafikut të drogës. Paloka tha se në vendet fqinje nuk po kapet më vetëm kanabis nga Shqipëria, por edhe drogë e fortë si heroinë apo kokainë. “Për këto arsye, në këto kushte, ne do të kërkojmë sot në Konferencën e Kryetarëve jo një hetim si ai që kërkon Rama, që siç e thashë më lart synon mbulimin e çështjes, por ne do të kërkojmë zgjerimin e objektit të hetimit. Po ju lexoj konkretisht propozimin tonë”,-deklaroi kreu i grupit parlamentar të PD-së.

Konferenca e Kryetarëve

Ndërkohë, lidhur me miratimin e komisionit parlamentar për çështjen e drogës dhe implikimit të mundshëm të FA-së, u mblodh një ditë më parë edhe Konferenca e Kryetarëve, e cila futi në axhendën e punimeve të seancën se ardhshme planare këtë çështje.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë kësaj mbledhje bëri me dije se 37-të deputetë të mazhorancës kanë paraqitur një kërkesë për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, me objekt zbardhjen e plotë të fakteve dhe provave, mbi akuzat se Forcat e Armatosura dhe bazat ushtarake të saj, janë të implikuar në veprimtari kriminale të transportit të lëndëve narkotike.

Fillimisht, Edi Paloka, Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së u shpreh se kjo reformë është e njëanshme dhe dëmton interesat, jo vetëm të politikës shqiptare, por edhe të vendit. “Ne si opozitë kërkojmë që zhvillimi i kësaj reforme administrative-territoriale, të mos bëhet pa pjesëmarrjen e opozitës”, deklaroi Paloka.

Në vijim të mbledhjes, Fatmir Mediu  kërkoi gjetjen e konsensusit sepse sipas tij, ajo që cënon këtë bashkëpunim, është padyshim mosbesimi i krijuar midis mazhorancës dhe opozitës për ndërmarrje të përbashkëta.

“ Duhet të gjejmë gjuhën për të miratuar në mënyrë konsensuale çështje të rëndësishme. Mendoj që mos të marrim hapa që thellojnë hendekun, por të negociojmë dhe të gjejmë zgjidhjen, ku një përfaqësues i mazhorancës dhe një përfaqësues i opozitës të ulen dhe të diskutojnë elementët teknikë ose politikë për të arritur këtë konsensus”, përfundoi fjalën e tij Mediu.

Më tej, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi sqaroi se propozimi i mazhorancës ka qenë një detyrim –  përcaktim dhe është pritur përtej afateve fundore të moszbatueshmërisë së vendimit që ka marrë parlamenti.

“Ne kërkojmë që kjo reformë të mos bëhet në mënyrë të njëanshme, por të bëhet me pjesëmarrjen, kontributin dhe votat e opozitës. Si rezultat i mosprezencës së opozitës, kërkojmë të zhbllokohet puna. Në çdo rast, në çdo kohë, në qoftë se opozita ndryshon qëndrimin e saj, absolutisht ky ndryshim bëhet nul dhe rikthehet vendimi siç ishte. Pra me barazi në përbërje, me barazi në vendimmarrje në të gjitha ndryshimet. Meqenëse afati i këtij vendimi në parlament për komision ka përfunduar, propozojmë që të shtohet afati”- tha Ruci. Një tejtër çështje e debatuar në Konferencën  Kryetarëve ishte edhe ndryshimi i përbërjes së komisionit të posaçëm parlamentar për reformën administrativo-territoriale. Për këtë çështje nuk pati konsensus mes pozitës dhe opozitës dhe këto ndryshime pritet të votohen në seancën plenarë të së enjtes.

 

 

 

Propozimet e opozitës për komisionin hetimor:

Në pikë 1 të kërkesës ne kërkojmë këtë ndryshim; ngritjen e komisionit hetimor me kërkesë të një grupi deputetësh për verifikimin e fakteve dhe rrethanave të bëra publike për fenomenin e rritjes së trafikut të drogës, përfshirë përdorimin e mundshëm të infrastrukturës së Forcave të Armatosura nga narkotrafikantët.

Pika dy; objekti i veprimtarisë së komisionit hetimor është verifikimi i të dhënave për fenomenin e rritjes së trafikut të drogës, përfshirë përdorimin e mundshëm të infrastrukturës së Forcave të Armatosura nga narkotrafikantët. Roli i funksionarëve publik dhe masat e marra nga organet e pushtetit ekzekutiv përballë këtyre fakteve në vijim të informacioneve zyrtare të përcjella nga strukturat përgjegjëse. Si dhe pika 3, që ka të bëjë me administrimin dhe me ngritjen e komisionit.

 

 

Mblidhet Konferenca e Kyetarëve, s’ka konsensus PS-PD për reformën territoriale

Konferenca e Kryetarëve miratoi dje kërkesën e kreut të grupit të PS-së për ndryshimin e përbërjes së komisionit të posaçëm për reformën administrativo-territoriale. Ndryshimet e PS-së prekin reduktimin e anëtarëve të opozitës në komision, duke i hequr asaj barazinë e votës. Në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve, ishin të pranishëm kyetarit të Kuvendit Ilir Meta, kryetarët e grupeve parlamentare, kryetarët e komisioneve të përhershme, si dhe Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi. Në rend të ditës u diskutua për projektvendimin e paraqitur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së  Gramoz Ruçi, lidhur me ndryshimin e vendimit nr.1, 2014 të Kuvendit, për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën administrative-territoriale në Republikën e Shqipërisë. Meta u shpreh se vendimi i Kuvendit është miratuar më datë 23 janar të vitit 2014-të, i cili nuk ka funksionuar për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës. Komisioni përfundon afatin më datë  23 prill dhe grupi parlamentar i PS ka marrë iniciativën dhe kërkon që ky projektvendim i depozituar të futet në rendin e ditës për tu miratuar në seancën plenare të datës 24 prill.

 

 

 

 

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news