Koncesioni i Butrintit/ Zhupa: Fshehja e raportit të UNESCO-s nga Kushtetuesja do çojë në përgjegjësi ligjore

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO doli kundër koncesionit të parkut të Butrintit.

Reagimi zyrtar u bë publik që në 22dhjetor 2023, por deputetja e PD, Ina Zhupa thekson se u mbajt i fshehtë nga Gjykata Kushtetuese.

Në një deklaratë për mediat, Zhupa thotë se përfaqësuesi i qeverisë në gjykatë ka dhënë dëshmi të rreme dhe ka fabrikuar prova sikur ky raport nuk ekzistonte. Ajo shton se instituti që fsheh raportin është në varësi tashmë të ministrit Gonxhe, dhe ish ministres Elva Margariti, që është dhe kryetare bordi e koncesionarit.

Deklarata e plotë:

Prej një viti jemi në Gjykatën Kushtetuese për koncesionin e Butrintit. Gjatë këtij procesi kemi kërkuar që të merret edhe qëndrimi i UNESCO, duke qenë se Butrinti është pasuri botërore e mbrojtur nga UNESCO, dhe ky lloj koncesioni është i padëgjuar në botë, por edhe i palejuar nga Konventa e Parisit.

Në datë 22 Dhjetor kemi marr përgjigjen zyrtare me email nga Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës së Pasurive Botërore të UNESCO-s, z.Lazare Eloundou Assomo, që konfirmon që raporti i misionit të tetorit 2022 i është dërguar qeverisë shqiptare, konkretisht Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Raporti mbahet i fshehtë nga Gjykata Kushtetuese dhe i kërkohet UNESCO që mos ta publikojë këtë raport. Përfaqësuesi i qeverisë në gjykatë ka dhënë dëshmi të rreme dhe ka fabrikuar prova sikur ky raport nuk ekzistonte.

Po ju citojmë e-mailin: “Lidhur me kërkesën tuaj për statusin e raportit të misionit të përbashkë të Qendrës të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe Misionit Këshillimor ICOMOS, që u zhvillua nga data 26 deri më 28 tetor 2022, Ju lutemi të jeni të informuar se ky Raport është finalizuar dhe transmetuar tek autoritetet kompetente në Shqipëri, përkatësisht Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore si organizata qeveritare e caktuar si përgjegjëse kryesore për zbatimin e Konventës së Trashëgimisë Botërore në Shqipëri. Shteti Palë i Shqipërisë nuk ka autorizuar publikimin e raportit në faqen e Trashëgimisë Botërore”.

Sigurisht që situata tregon qartësisht që kemi të bëjmë me një raport që nuk i shkon për shtat qeverisë dhe koncesionarit AADF. Ndryshe nuk do e fshinin nga Gjykata Kushtetuese dhe nuk do i kërkonin UNESCO mospublikimin e këtij raporti.

Nga ana tjetër situata vazhdon me serinë e shkeljeve penale dhe ligjore dhe dyshime të arsyeshme mbi konflikt interesi dhe forma të korrupsionit. Instituti që fsheh raportin është në varësi tashmë të ministrit Gonxhe, dhe ish ministres Margariti, që është dhe kryetare bordi e koncesionarit.

Së fundmi koncensionari FMB ka ndryshuar një prej anëtarëve të bordit -noteren – dhe ka vendosur në vend të saj drejtoreshën e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore znj. Rudina Zoto (Kule), pikërisht personin që ka raportin nga UNESCO dhe që e fsheh. Znj. Rudina Zoto tashmë është kolege me ish shefen e saj Margariti së cilës, për t’i gjetur një punë kur ta hiqnin nga posti e imuniteti e kanë caktuar në Bordin e Butrintit.

A ishte pikërisht fshehja e raportit arsyeja pse u shpërblye me vendin si anëtare e bordit Rudina Zoto?! Drejtësia do thotë fjalën e saj edhe për këtë. Elva Margariti, Rudina Zoto dhe përfaqësuesit e Këshillit të Ministrave në gjykatë janë duke shkelur ligjin dhe do përballen me pasojat ligjore personalisht dhe s’do mund të fshihen as pas posteve që i japin vetes. Elva u përdor dhe u flakë pa asnjë shpjegim, ndërsa Rudina duhet të shikojë fatin e shefes së saj, për t’ju kthyer ligjshmërisë dhe të bëjë publik raportin.

Ne jemi në pritje të hapave dhe vendimeve që do të ndërmarrë Gjykata Kushtetuese, duke shpresuar që do t’i përgjigjet kushtetutshmërisë, drejtësisë dhe interesit kombëtar. Gjykata duhet ta marrë raportin dhe ne palët në proces të njihemi dhe të shprehemi për të. Butrinti është pasuri UNESCO dhe pasuri e Shqipërisë dhe e tillë duhet dhe do të mbetet me çdo kusht.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.