Komisioni per Meten, Rakipllari: Asnjë akt që Presidenti ka shkelur Kushtetutën, ka tejkalim verbal!

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta dhe refuzimi i këtij të fundit për të marrë pjesë në seancë dëgjimore po diskutohen këtë mbrëmje në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24.

Drejtori i informacionit në News24, Robert Rakipllari, tha se nuk ka asnjë shkelje të rëndë të Kushtetutës nga ana e Presidentit, por sipas tij, të dyja palët, qoftë Presidenti, qoftë mazhoranca, kanë shkuar shumë larg me deklaratat.

 

Rakipllari: Komisioni për shkarkimin e Metës po ecën shpejt, edhe për shkak të afateve juridike. Për fat të mirë kemi një Gjykatë Kushtetuese, që do i vërë kapakun gjithë kësaj historie. Mendoj se palët kanë shkuar shumë larg dhe nuk vlen një përballje. Kanë shkuar shumë larg. Në optikën time, shkelja e parë konkrete ishte shtyrja e dekretit për zgjedhjet lokale, që u shqyrtua në Komisionin e parë Hetimor për shkarkimin e tij, ku u pyet dhe Komisioni i Venecias, ndërsa të tjerat janë deklarata. Jemi dakord që ai ka dalë përtej formatit të Presidentit, që është mbi palët, por nuk gjej akte konkrete të tij të shkeljes së rëndë të Kushtetutës për shkarkim. Gjithsesi, aty ku kanë shkuar palët me deklaratat e tij, qoftë Presidenti, qoftë mazhoranca, ky parlament i ngelet vetëm të formalizojë shkarkimin e tij.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :