Komisioni i Shëndetësisë/ Vokshi mbylli mbledhjen, PS miraton planin e punës në mugesë të opozitës

Komisioni hetimor parlamentar i Shëndetësisë është rimbledhur këtë pasdite vetëm me anëtarët e PS, pasi opozita nuk ishte prezente për shkak se mbledhja u deklarua e mbyllur nga kryetarja Albana Vokshi.

Kështu, anëtarët e PS kanë miratuar planin e saj hetimor me 8 vota pro, dhe ka rrëzuar atë të opozitës

“Plani ynë është më i gjerë dhe përfshinë edhe propozimet e opozitës”, deklaroi Plarent Ndreca, nënkryetar i këtij komisioni.

Ky propozim, për fillimin e hetimeve ishte parashtruar vazhdimisht gjatë mbledhjes së sotme prej anëtarëve të mazhorancës, por u refuzua nga kryetarja Albana Vokshi dhe anëtarët e tjerë të opozitës.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :