Kolegjet e Bashkuara mblidhen për të riparë vendimin unifikues. A po përgatitet lirimi i Veliajt?

Kolegjet e Bashkuara mblidhen për të riparë vendimin unifikues. A po përgatitet lirimi i Veliajt?

Kolegjet e Bashkuara janë thirrur sot nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi për të riparë vendimin unifikues të vitit 2011 mbi masën e sigurimit të arrestit në burg dhe kohëzgjatjen e saj.

Seanca nisi në orën 09:30 dhe të pranishëm janë 16 gjyqtarët e Gjykatës së Lartë.

Seanca ka ngjallur interesin e madh të medias. Edhe Syri me gazetarin Fatjon Gjinaj po ndjek seancën hap pas hapi.

Seanca është vendosur të mbahet në dy faza.

Faza e parë do të jetë e hapur derisa debate të kalojë në shqyrtim konkret të çështjes, ku dhe më pas do të jetë e mbyllur për median.

Opozita ka ngritur shqetësimin se pas nismës për të zhbërë praktikën 15-vjeçare po përgatitet lirimi i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, mbi të cilin rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi dje se pas tij fshihet qëllimi për të lehtësuar masën e paraburgimit për kreun e 5D Erion Veliajn dhe se nga ky vendim mund të përfitojnë edhe dhjetëra krerë të organizatave kriminale dhe bosë droge, një përpjekje për të krijuar “rrugën e paqes midis klaneve mafioze”.

Vendimi unifikues i vitit 2011 ka shërbyer për më shumë se një dekadë në caktimin e masës së sigurisë së “arrestit në burg”. Ndërsa vendimi i ndërmjetëm (Dokumenti poshte) kërkon interpretim të ri të neneve 228 dhe 230 të Kodit të Procedurës Penale në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), duke analizuar konkretisht tre pyetje që kanë të bëjnë me përcaktimin e rrezikshmërisë, kur duhet të merren parasysh masat alternative dhe si duhet të vlerësohet rreziku i prishjes së provave.

Image

 

Dokumenti/ Vendimi i ndërmjetëm: Për nisjen e procedurës për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë të vitit 2011 mbi masat e sigurimit personal.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :