Kolegët: Fatosi kishte të drejtë, ja pse la amanet të mos nderohej në teatër!

-fatos_Ka kërkuar që çdo nderim t’i bëhet në shtëpi dhe jo në hollin e ftohtë të Teatrit Kombëtar, ku ndahen me të gjithë, me kolegët! Njoftimi thoshte se ka “ceremoni private për aktorin Fatos Sela”!

Ka domethënie?! Për një tekst më të gjerë po, ndërsa për ta çuar deri në fund amanetin dje nuk ka pasur fjalë, ndërsa ceremonia është konsideruar private për aktorin Fatos Sela.

Të gjithë aktorët e teatrit pothuaj e kanë pranuar nën zë, me dhimbje, këtë “dëshirë” të fundit të tij, pa u habitur si një shuplakë mbi dhimbjen. Disa që takuam dje, i kanë dhënë të drejtë kolegut të tyre? Po, ja deri këtu kemi shkuar me njëri-tjetrin, sa dhe Ai, miku ynë, nuk ka dashur të ndahet së fundi në “oborrin e shtëpisë së dytë”, siç e quajnë disa teatrin. “Një ditë do ikim të gjithë, ja në këtë mënyrë, pa na njohur, pa mundur zbulimin e teatrit, të urtë si Fatosi, nëse gjërat nuk ndryshojnë”, – është shprehur një prej aktorëve që takuam dje. Kjo “dhimbje” e tyre ishte më e rëndë se ndarja me mikun apo kolegun. Ishte ndarja që përcakton kapërcyellin e artistit në një raport publik me “dëshirën” e papërmbushur për të qenë i rrëmbyer prej pasionit dhe i njohur po prej tij në realizim.

V. M.

 

Share it :