I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Bledian Koka u shpreh se ka njerëz që nuk e njohën Berishën dhe mendojnë se ky ishte fundit i tij.
Por sipas tij, ata që e njohim mirë Berishën e dinë se ai nuk tërhiqet nga asnjë betejë
Koka: Ka njerëz që nuk e njohën Berishën dhe mendojnë se ky ishte fundit i tij. Ndërsa janë edhe ata që e njohin Berishën dhe e dinë se ai nuk tërhiqet nga asnjë betejë. Ka pasur shumë reagime dje dhe kritikët më të mëdhenj të tij kanë shprehur habi të madhe.
Akuza që erdhi nga SHBA-ja, kishte shumë gjëra që janë të diskutueshme. Të gjithë ata që e kanë luftuar e dinë se Berishës mund t’i thuash shumë gjëra, por jo i korruptuar. Berisha ka qenë një ndër personat që ka mbrojtur më shumë Kosovën.




