Kimikatet, lëndët nga të cilat duhet të kemi kujdes

3-1Jeta jonë është e rrethuar nga mijëra rreziqe, të cilat shpeshherë ne nuk i shohim. Shëndeti ynë është ai që rrezikohet nga substancat me përmbajtje kimikatesh, të cilat gjenden përgjithësisht edhe në lëndët në të cilat ne nuk i presim. Ndaj, duhet të tregojmë kujdes me objektet që ndodhen përkrah nesh. Ja se cila është lista e kimikateve më të rrezikshme, ndaj të cilave duhet të tregojmë kujdes:

 

Mjetet për pastrim

Kimikati i rrezikshëm: 1,4-dioxane

Niveli i rrezikut: 3 (nga 1-5)

 

Detergjentet heqin njollat, por ato lënë pas kimikate të rrezikshme. Glycol polietilen, PEG, poliokietilen, dhe të gjitha fjalët që përmbajnë “oxynol” ose “ETH”, janë një sinjal se në detergjent ka dioxane. Po ashtu, mjetet kundër mykut të bardhë shpesh përmbajnë formaldehid. Më mirë është të provoni mjete natyrore, me ndihmën e uthullës, vajit apo çajeve. Përbërësve të tmerrshëm në mjetet për pastrimin e njollave duhet t’u shmangeni, duke pastruar me avull dhe me mjete natyrore. Divanet dhe kolltukët këshillohen të vishen me material stofi të bukur – që mund të hiqen dhe të pastrohen lehtë. Mjetet për polirimin e drurit mund të rrezikojnë sistemin nervor qendror dhe organet riprodhuese, sepse nitrobenzena në to thithet nëpërmjet lëkurës. Ndaj e këshillueshme është blerja e mjeteve natyrale ose krijimi i tyre në kushte shtëpie, me 1/8 e gotës me vaj ulliri, një lugë uthull dhe një lugë vodkë.

 

Veshjet që nuk rrudhen

Kimikati i rrezikshëm: Formaldehidi

Niveli i rrezikut: 2

 

Ka dëshmi se këto kimikate janë përgjegjës për kancerin e hundës dhe të rrugëve të frymëmarrjes. Ndaj në gardërobën personale të çdokujt duhen shmangur pëlhurat e tilla duke siguruar materiale natyrore, të cilat pa dyshim duhet të hekurosen. Një cikël pastrimi mund të zvogëlojë lirimin e formalinë për 60 për qind. Për të shmangur rrezikun për ndonjë sëmundje kancerogjene duhen marrë masat paraprake.

 

Cigaret elektronike

Kimikati i rrezikshëm: Nitrozamin

Niveli i rrezikut: 3

Cigaret elektronike mund të jenë të pasigurta dhe të krijojnë probleme shëndetësore afatgjata. Aktualisht, me miliona duhanpirës në të gjithë botën përdorin këto pajisje, për t’i ndihmuar që të shkëputen nga vesi i tymosjes. Cigaret elektronike, ndonëse kanë një përqindje nikotine dhe shije të ngjashme, janë të zhveshura nga përbërës të tjerë të dëmshëm si katrani, që njëkohësisht krijojnë edhe varësi në trupin e njeriut. Megjithatë, duket se për cigaret, të cilat për momentin prodhohen vetëm në Kinë, nuk janë bërë testime të mjaftueshme dhe as nuk është studiuar përbërja e tyre kimike, me nikotinën që mund të jetë edhe më e lartë se në një cigare e zakonshme. Njëkohësisht, ka prova se në këto cigare mund të ketë përmbajtje të nitrozaminit, një kimikatë helmues.

 

Patatet e skuqura, ‘chips’-at

Kimikati i rrezikshëm: Akrilamidi

Niveli i rrezikut: 3

 

Akrilamidi është një kimikat që përdoret për trajtimin e ujërave të zeza, por ai përmes produkteve tjera arrin deri në tryezën tonë. Kështu, kur ushqime e pasura me karbohidrate përgatiten në temperatura të larta, aminoacidi asparagin së bashku me sheqerin në ushqim formon akrilamidin. Në kontakt me këtë kimikat, vjen deri te mutacioni i ADN-së, i cili, më vonë mund të sjell kancerin. Çipsi i cili përmban akrilamid krijohet kur ai skuqet në temperatura të larta. Shkencëtarët kanë paraqitur fakte se në patatet e fërguara kanë gjetur materien kancerogjene gliciamid, e cila është akoma më e vështirë se akrilamidi. Gliciamidi paraqitet me nxehje të prodhimit të patateve. Një sasi edhe më e vogël e gliciamidit mund të paraqesë çrregullime në strukturën gjenetike. Ndaj ushqimi duhet të përgatitet në temperatura të ulëta. Këshillohet që patatet përpara se të skuqen të lihen në ujë për dy orë.

Gotat prej letre

Kimikati i rrezikshëm: Stireni

Niveli i rrezikut: 1

 

Të shumtë janë ata që kanë dyshime lidhur me kimikatin e rrezikshëm të stirenit, i cili tretet me kimikatet e thjeshta që shkaktojnë dëme të ADN-së. Këshillohet që të shmangen gotat prej letre sidomos për kafe, sepse stireni reagon në temperatura të larta.

 

 

 Ushqimi i tepërt me gji, rrezik për shëndetin e fëmijës

Ushqimi i fëmijës me gji ka të mirat dhe të këqijat e veta, ndaj shumë nëna janë në dilemë se ç’duhet të bëjnë më fëmijët e tyre. T’i ushqejnë më gji apo jo? Është shumë e rëndësishme që foshnja të ushqehet me qumësht gjiri megjithëse edhe kjo ka efektet e veta. Sipas studiuesve thuhet se nëse një fëmijë ushqehet më shumë sesa duhet me qumësht gjiri atëherë ai kur të rritet rrezikon të bëhet me diabet. Prandaj një foshnje duhet të rritet me gji vetëm 5-6 muajt e parë të jetës dhe më pas duhet të konsumoj edhe ushqime të tjera. Gjithashtu edhe mos ushqyerja me gji gjatë muajve të parë të jetës e shton akoma më shumë këtë sëmundje. Zgjidhja e vetme është ushqimi me gji i fëmijës deri në një farë periudhe për të siguruar një jetë të shëndetshme për të.

 

Vakti i mëngjesit, sa i rëndësishëm tek ne?

Konsumimi i vaktit të mëngjesit është shumë i rëndësishëm për të gjitha grupmoshat. Mëngjesi na lejon që të mbushim zbrazëtinë e mbrëmjes pas një nate të gjatë në gjumë. Ne kemi nevojë për 500-600 kalori kur flemë natën,pasi këto energji na duhen për të parë ëndrra dhe për të lëvizur. Sipas ekspertëve, nëse ju ushqeheni mirë në mëngjes, trupi juaj rimerr energjitë e humbura dhe kështu ju ndihmon në përmirësimin e aktiviteteve fizike dhe intelektuale. Ja çfarë duhet të përmbajë një mëngjes i mirë: Proteina, karbohidrate, lipide, vitamina dhe ujë. Vetëm falë mëngjesit trupi ynë rikuperon 25 % të energjisë për ditën. Për të pasur një mëngjes sa më të shëndetshëm dhe plotë energji ja çfarë këshillohet:

1. Një frut apo lëng frutash për vitaminat: zgjidhni fruta të freskëta për përmbajtjen e tyre të lartë të fibrave. Ato gjithashtu përmbajnë karbohidrate, vitamina dhe minerale.

2. Një prodhim cereali për një energji të qëndrueshme. Drithërat ose buka janë të përshtatshme. Ato ju sigurojnë një pjesë të mirë të karbohidrateve, vitaminës B, mineraleve dhe fibrave.

3. Një pije të nxehtë apo të ftohtë për t’u hidratuar: kafe, çaj, çokollatë e nxehtë, lëng frutash ose gotë ujë në mënyrë që të sigurohet funksionimi i duhur i trupit, i cili ka nevojë për një furnizim të rregullt me lëngje, mundësisht me ujë!

4. Një produkt qumështi për përmbajtjen e kalciumit: qumështi, kosi, djathi janë disa alternativa që ju sigurojnë proteina dhe vitamina.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :