Këshilla Çfarë nuk duhet bërë në një intervistë pune

Ju duhet të jeni të mirinformuar për kompaninë për të cilën po aplikoni. Kjo është një pyetje shumë e zakonshme, që bëhet pothuajse në çdo intervistë

 

intervShmangni shprehjen e urrejtjes për shefin tuaj të mëparshëm gjatë intervistës, sepse mund të lini një përshtypje shumë negative. Më pas intervistuesi do t’ju pyes për arsyet e urrejtjes tuaj. Në mënyrë që të shmangni pyetje jo të përshtatshme, mos i tregoni intervistuesit se ju nuk e pëlqenit shefin tuaj.

‘Nuk kam asnjë informacion për kompaninë tuaj’

Ju duhet të jeni të mirinformuar për kompaninë për të cilën po aplikoni. Kjo është një pyetje shumë e zakonshme, që bëhet pothuajse në çdo intervistë. Po të thoni nuk di asgjë për kompaninë mund të lini një përshtypje negative tek intervistuesi.

‘Më duhet t’i marr pushim këto ditë’

Shumë herët për të diskutuar për diçka të tillë.

‘Jo, nuk kam asnjë pyetje për ju’

Nëse thoni se nuk keni asnjë pyetje për kompaninë apo punën, tregon se kandidati nuk është shumë i interesuar për pozicionin e punës. Prandaj do të ishte shumë mirë të përgatisni disa pyetje për t’ia bërë intervistuesit.

‘Sa kohë do të më duhet për t’u promovuar?’

Asnjëherë mos bëni pyetje të drejtpërdrejta: ‘Sa kohë do më duhet për t’u promovuar’, sidomos në fazën fillestare. Megjithatë kjo pyetje mund të bëhet për të qartësuar dhe për të marr më shumë detaje në lidhje me rrugën e karrierës që duhet ndjekur për të arritur në një pozicion më të mirë.

‘Jeni ju një anëtar aktiv në kishën tuaj?’

Shmangni biseda të panevojshme sepse mund t’ju çojnë në debat. Mundohuni gjithmonë që për preferencat personale të mos thoni shumë detaje.

‘Siç e ka thënë edhe Churchill…’

Mos i mësoni përmendësh përgjigjet, sepse kjo nuk i bën përshtypje intervistuesit, madje mund të lini përshtypje të keqe.

 

 

Sjelljet negative në intervista pune

 Sjelljet negative në intervistë pune janë p.sh. loja me flokët apo dhe serioziteti i tepërt. Këto lloj sjelljesh tregojnë se kandidati është i shpërqendruar, shpjegon Rosemary Haefner, zëvendëspresidente e Burimeve Njerëzore në “Career Bauilder”. Sipas saj, fakt i rëndësishëm është që kandidati të përcjellë siguri, të shpjegojë mesazhin e vet dhe të shmangë sjelljet që tregojnë nervozizëm. Një tjetër sjellje e papërshtatshme është mungesa e kontaktit me sy gjatë intervistës, shpesh kandidatët e shfaqin këtë gjë për shkak të mospërqendrimit. Sipas një studimi të kryer, rezultoi se 67 për qind e menaxherëve që kanë intervistuar kandidatë, janë shprehur se mungesa e buzëqeshjes, prekja e shpeshtë e fytyrës dhe rregullimi i shpeshtë i letrave që kandidatët kanë para gjatë intervistës, janë element që tregojnë ankthin e tyre.

 

 

 

Teknologji, Android dhe Windows rriten, iOS dhe BlackBerry po bien!

Kompania e njohur e hulumtimeve, Kantar, ka publikuar raportin e saj të ri me statistikat e fundit për pjesëmarrjen e sistemeve operative në tregun e telefonave të mençur mobil. Matjet e kompanisë përfshijnë tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Raporti i Kantar tregon se Android dhe Windows Phone kanë vazhduar rritjen gjatë gjithë vitit 2013 edhe pse duket se të dyja platformat mobile e kanë humbur vrullin e tyre. Ndërkohë që gjatë vitit 2013, BlackBerry dhe iOS kanë humbur përdorues në të gjitha tregjet kryesore. Viti 2013 ka qenë tejet i rëndësishëm për Windows Phone, edhe pse Nokia nuk i ka arritur shitjet për të cilat kishte shpresuar. Microsoft ka rritur pjesëmarrjen e saj në të gjitha tregjet, përveç Amerikës Latine. Platforma e saj mobile ka pasur një rritje të konsiderueshme në Mbretërinë e Bashkuar (nga 5.9% në 11.3%), Francë (nga 5% në 11.4%), Itali (nga 12.7% në 17.1%) dhe Spanjë (nga 1.2% në 5.6%). Android është ende sistemi operativ më popullor, duke dominuar në çdo treg kyç, dhe i njëjti është ende në rritje kudo. Suksesi i platformës mobile të Google ishte edhe më i madh në Amerikën Latine, ku pjesëmarrja e saj në tregun e telefonave të mençur u rrit nga 62.6% sa ishte në vitin 2012, në 83.5% në vitin 2013. Rritje të rëndësishme Android ka regjistruar edhe në tregje tjera të rëndësishme, sikurse në Gjermani (nga 69% në 75.4%), Itali (nga 54.2% në 66.2%), dhe BE (nga 62.9% në 68.6%). iOS e Apple ka humbur pjesëmarrjen e saj në të gjitha tregjet gjatë vitit 2013, ndërsa rënia më e madhe është regjistruar në Itali (nga 23.1% sa kishte në vitin 2012, iOS pothuajse u përgjysmua në 12.8% në vitin 2013). Ajo gjithashtu ka humbur një sasi të konsiderueshme të përdoruesve në atdheun e saj, SHBA, ku iOS ka rënë nga 49.7% sa kishte në vitin 2012 në 43.9% në fund të vitit 2013. Së fundi, pjesëmarrja e tregut të kompanisë BlackBerry është duke u pakësuar gjithnjë e më shumë. BlackBerry shënoi humbje të shumë përdoruesve kudo, me përjashtim të Kinës, ku u rrit nga pothuajse 0% në 0.1%. Rënia e madhe e përdoruesve të saj është vërejtur në Amerikën Latine, treg ku BlackBerry kishte 10.3% në vitin 2012, ndërsa në dhjetor 2013 ka rënë në 2.8%.

 

Share it :