KESH me në krye Ergys Verdhon tendera në shkelje, çfarë zbuloi Autoriteti i Prokurimeve dhe ankesat për garë të paracaktuar

EMISIONI VETTING NË NEWS24

Ergys Verdho ka kryer disa gabime në kërkesa dhe kritere që kanë çuar edhe në ankimime të subjekteve. Janë akorduar 60 milionë lekë që të kryhet monitorimi në ajër për CO, CH4, O2, H2S. Matje e ndotjes akustike, matje e ndotjes së ujit, matje që në fakt janë një rutinë që duhet ta bëjë vetë Korporata Energjetikë (KESH). Teksa për këtë punë u përcaktuan 8 ditë dhe kryhet një herë në vit.

Afati për dorëzimin e ofertave dhe zhvillimin e tenderit të “analizimit të ajrit” ishte parashikuar 16-11-2023, por kjo nuk ndodhi për shkak se procesi u denoncuar në Komisionin e Prokurimeve Publike. Dy kompani kanë bërë ankesa veç e veç për këtë prokurim dhe të dyja konstatojnë abuzim dhe manipulim.

Më datë 21 nëntor 2023 është bërë denoncimi nga firma “Tenuis Laboratories” ose ish- Noval në pronësi të Petrit Mahos.

Ai shprehet se në pikën ku kërkohet monitorimi i gazrave në ajër, KESH ka vendosur kritere të pabazuara në ligj, madje disa prej pikave nuk qëndrojnë as duke i parë në logjikën e thjeshtë, dhe jo më nga shqyrtimi i një eksperti.

Kompania arsyeton se vendosja e kritereve për fushën e matjes është marrë ‘copy-paste’ nga Qendra e Monitorimit të Mjedisit dhe prandaj del në kundërshtim të plotë me procedurën dhe gjithë përmbajtjen e tenderit. Në përfundim subjekti kërkon që KESH të ketë të paktën 1 ekspert mjedisor në stafin e tij.

Denoncim për po këtë tender ka kryer edhe firma “ECCAT sh.p.k”, në pronësi të Luan Ballabanit dhe Indrit Daja. Në ankesën e dorëzuar përfaqësuesi i firmës shprehet se KESH ka vendosur kritere diskriminuese që as nuk përputhen me objektivin e tenderit dhe shkelin ligjin.

Shkelin Ligjin

Sipas kompanisë, drejtori Ergys Verdho kërkon certifikime dhe vërtetime që janë jashtë kuadrit ligjor dhe hidhen dyshime që as vetë stafi i KESH që harton tenderët nuk i ka parë se çfarë kriteresh ka vendosur.

KPP ka dal në vendime se Autoriteti Kontraktor duhej të anulonte procedurën e mësipërme të prokurimit dhe me rihapjen e procedurës të ketë parasysh konstatimet.

“Sa më lart pretendimi i operatorit ekonomik ankimues qëndron”, Ka sqaruar Komisioni i Prokurimeve Publike.

BalkanWeb

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.