Nga Floida Kërpaçi
Në ditën e dytë të NSL Forum pata kënaqësinë të takohesha me Kongresmenin Kaiali’i Kahele.
Aktiviteti organizohet që prej vitit 1990 nga anëtarët e Kongresit Amerikan dhe drejtues të qeverisë Amerikane.
Diskutuam për lidershipin dhe sa e rëndësishme është që të rinjtë të marrin fatet e vendit në dorë.
Gjatë fjalës së tij Kongresmeni iu drejtua forumit dhe tha: “Nuk është ajo që marrim që na mbush jetën, por ajo që ne japim.”
E ardhmja e vendit janë të rinjtë, ndaj besoj që ne si të rinj duhet të punojmë për të kontribuar për vendin në ndërtimin e politikave të duhura që mbështesin rikthimin e të rinjve dhe ndalimin e shpopullimit masiv.
Partia e Lirisë ka si mision të mbështesi të rinjtë maksimalisht dhe të hartojë politikat e duhura që garantojnë arsim cilësor që lidhet me tregun e punës dhe mundësi reale për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.




