Ke babëzi kriminale/ Malaj – Ramës: Jeton në ‘Kopshtin e Edenit’ si faraonët!
Ish-ministri socialist i Financave dhe ekonomisti Arben Malaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për financimin me 4 mln euro për koncertin e reperit amerikan Kanye West, duke kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama.
Malaj shprehet në rrjete sociale se pretendimet për promovimin e Shqipërisë përmes këtij koncerti nuk qëndrojnë, duke argumentuar se në epokën e inteligjencës artificiale fama nuk blihet, por fitohet.
Sipas tij, Shqipëria përballet me probleme shumë më të mëdha, si cilësia e ulët e arsimit, kostot e larta të shëndetësisë, mungesa e ujit të pijshëm, vështirësitë për blerjen e një banese nga të rinjtë dhe vonesat në sistemin e drejtësisë.
Malaj ngre gjithashtu pyetjen pse shteti nuk investon në promovimin e figurave shqiptare me famë ndërkombëtare, si Dua Lipa dhe talente të tjera, në vend që të mbështesë një koncert të një artisti të huaj.
Reagimi i Arben Malaj:
Fama globale??? Nuk jemi ne epokën e gurit.Ndoshta të mbretërve kryeministrorë, po.
Jemi në periudhën e Inteligjencës Artificiale,
ku në milionat e sekondës; dhe
me shume pak lekë
mund të arrish
çdo cep të botës dhe çdo individ të botës globale
për mirë apo për keq.
Ti jeton në “Kopshtin e Edenit” si faraonët e mijëra shekujve më parë.
Ti jeton në kullën e fildishtë të arrogancës dhe të urrejtjes ndaj popullit tënd.
Jemi vendi i fundit në Evropë në testimin PISA.
Pra, të fundit për cilësinë e arsimit.
Jemi të parët për koston e lartë të pagesës nga xhepi të faturave shëndetësore, me rreth 65% të shumës së çmimeve të ilaçeve.
Jemi të fundit për sigurimin e ujit të pijshëm në qytete dhe fshatra.
Jemi të parët në pamundësinë e blerjes së shtëpisë së parë.
Sepse ti ndoqe modelin: Shqipëria sa më e shtrenjtë dhe shqiptarët më të varfër.
Jemi të fundit në garantimin dhe gëzimin e pronës private.
Jemi të parët,
të ndëshkuar nga drejtësia e mohuar
Jemi të fundit jo vetëm në Evropë, ku :
(i) drejtësia vonohet deri
në 21 vite dhe
(ii) stoku dosjeve të pa
shqyrtuara janë rreth
200 mijë.
Para pak ditëve rezultuam të parët ne Evrope ku të rinjtë dëshirojnë të braktisin vendin e tyre.
Përqindja ishte
(i) tronditëse,
(ii) shpirtëtisht
dërmuese
((iii) ekonomikisht
vrastare
për ekzistencën tone në të ardhmen, jo shumê të largêt.
Janë mbi 67% e të rinjve që duan ta braktisin vendin e tyre.
Jemi në shekullin e 21,
në shekullin ku
fama nuk blihet,
po fitohet.
Më shumë “famë” Shqipëria ka marrë nga “flamingot” sesa nga një këngëtar ;
(i) 400 milion $ pasuri
((ii) bipolar,
(iii) urrejtjenxitës dhe
(Iv) kontravers.
Të cilin e braktisën kompanite më të mëdha sponsorizuese si Adidas për nxitjen e antisemitizmit dhe lartësimin e Hitlerit.
Po pse nuk promovohet Shqipëria nëpërmjet Dua Lipës dhe talenteve të tjera me famë botërore nga trojet shqiptare?
Ti nuk financove këngëtarin,
Ti financove organizatorët.
Babëzia jote për pushtet, deri kriminale, nuk ka kufi:
(i) etik,
(ii) moral,
(iii) shoqëror,
(iv) Pergjegjesi buxhetore
(v) papërgjegjshmëri politike
Koha është gjykatësi më i madh!
Kujdes nga mallkimi me shpirt i njerëzve të varfër të vendit tonë!




