KAYO’, Gjokutaj: Janë të gjitha instrumentat që të shkohet te Rama
Për avokatin Genc Gjokutaj, procedura penalë lejon të gjitha llojet e hetimeve dhe aktorëëve të përfshirë në një çështje apo skandal, teksa në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, solli në vëmendje përgjimet e bëra publike nga ish numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj për trafikun e armërve.
Sipas Gjokutaj, tani më ekzistojnë instrimentet ligjore për të shkuar te Kryeministri, madje shtoi se është vajtur tek ai.
Sipas Gjokutajt, procesi i hetimit për skandalin e trafikut të armëve është serioz, sepse afera korruptive është jashtë përmasave.
…të jem prokuror, veprimi i parë mbas këtyre, marrjes së dokumentave, është ekspertizimi psikiatriko-ligjor. Sepse është e paimagjinueshme që të arrish në këtë lloj derexheje që ka bërë ky’, u shpreh ndër të tjera Gjokutaj.
Procedura penale e ka lejuar të shkosh me ajër, me det, me tokë. I ka të gjitha instrumentat që të shkohet te Rama dhe është vajtur te Rama. Sepse mos harroni, goditja që i bëri institucioneve të drejtësisë… Se ka bërë kush këtë, ta godasësh dhe të mbrosh krimin në Kuvend. Këtë nuk e ka bërë kush, as në Togo që përmendi ai njeri. Ky është unik. Dhe ky u thotë “Welcome”. Pra nuk është faji i Ron Yefft… këta qarkullojnë të gjithë botën. Këta janë peshkatarë. Hedhin grepin. I ra mirë, s’i ra, del prapë nesër ai. Pra, mashtruesi nuk falimenton kurrë. Ky tashi ka liçensën që i merr edhe i thërret këta.
Treni nuk kthehet dot, trenit i ndërrohet lokomotiva nga kreu shkon mbrapa, dhe fillon mbrapsht. Dhe çfarë kanë bërë tashi aleatët tanë? Aleatët tanë nga asistencë e kanë kthyer në ndihmë të panegociueshme. Dhe atë… atë arkën e mollëve dhe dardhave ia kanë vu përpara tashi. Ka mbrapa kurrizit, tashi haji thotë, se nuk i kanë ngrënë të gjitha ata. Dakord? Tashi urdhëro, a janë të tuat këto? Tashi ky të dalë edhe të na thotë… Sepse ky s’mban përgjegjësi për asgjë. Ky nesër do thotë “Unë s’kam qenë fare në Shqipëri”. Dakord, se është patologjik.
Procesi i kësaj radhe është serioz. Pse? Sepse afera korruptive është jashtë përmasave. Shikoni, deri dje SPAK-u i thoshte Erion Veliajt ose tjetrit e tjetrit, “na dërgoni dokumentacionin”. Pra na çoni dokumentat që keni vjedh që t’ju fusim ne në burg ju. S’ka avokati më të madhe se kjo. T’i thuash ti tjetrit që “në orën 5 unë do dal edhe po të pres aty, hajde”. Ai s’kalon aty. Çfarë ndodhi tashi? Janë goditur si kartelet e drogës. Në një orë dhe në sekonda, në të njëjtën…
Po pse? Sepse ky krim është kapilar. Pra janë të lidhur. Goditja, duke i ndërprerë këta kapilarë, tregon bashkëpunimin. Shiko, procesi flet. Këta janë si ato trupat zbuluese. Këta thahet bari, veshin kashtë. Vjen pranvera, veshin jeshile, e kupton? Nuk duan të duken këta. Ky është korrupsioni i tyre. Dhe dëmi kolateral që ka bërë Rama… mirë këtu brenda, se me ne na e ka marrë dorën, e kupton, tallet. Mirëpo të dalësh për të disatën herë, vend anëtar i NATO-s. Dhe neve kur jemi futur në NATO na ka quajtur bota për njerëz, që na kanë thënë që këta qenkan diçka.
Dhe ti tashi të merresh me këtë punë, të marrësh Toyota-n, ta blesh një herë të bardhë, ta lyesh me jeshile, ta shesësh po prapë. Dhe t’i thuash, të vesh në Bruksel e t’i thuash, “ne prodhojmë armatim”, automjete të standardeve të NATO-s, i thotë NATO-s ky! E kupton? Kjo, për mua, unë po ta kem në dosje, të jem prokuror, veprimi i parë mbas këtyre, marrjes së dokumentave, është ekspertizimi psikiatriko-ligjor. Sepse është e paimagjinueshme që të arrish ti, e kupton, vend anëtar i NATO-s, në këtë lloj derexheje që ka bërë ky. Dhe po ju them dhe një herë tjetër, është kontributi i këtij televizioni dhe i aleatëve seriozë që është shkuar, që ka hyrë lagështira te zyra e Edi Ramës.




