Një pjesë e fondit do të jepet në shkurt, pjesa tjetër në qershor
Fondi prej 18 milionë dollarë, i akorduar nga qeveria për dëmshpërblimin e ish- të përndjekurve politikë do të jepet deri në muajin qershor. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Sektori i Pagesave kanë rënë dakort që dëmshpërblimi do të kryhet në dy periudha. Gjysma e fondit do të jepet me këstin që do të merret brënda muajit shkurt, ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahet në qershor. Kjo shpërndarje do ti japë mundësi pjesës më të madhe të të përndjekurve të përfitojnë një këst në 2014-n. Sipas të dhënave nga Sektori i Pagesave dhe Dëmshpërblimeve, numëri i dosjeve që presin për të marrë këstin e radhës është mbi 20 mijë. Nga këto të dhëna rreth 40% e dosjeve kanë marrë këstin e dytë, 35% kanë marrë vetëm një këst, ndërsa pjesa tjetër nuk kanë përfituar nga fondet që ka dhënë qeveria për këtë shtresë.
Kësti i shkurtit
Duke qënë se një pjesë e ish- të përëndjekurve politikë jetojnë ende, do të jenë ata të parët që do të përfitojnë nga kësti i muajit shkurt. Ministria e Mirëqenies Sociale i ka kërkuar Sektorit të Pagesave dhe Dëmshpërblimeve që në këstin e radhës të përfshihen të gjithë personat që janë mbi 70 vjeç. Të dytët në radhë për të përfituar do të jenë ata ish- të përndjekur të cilët kanë paraqitur raport mjekësor. Po kështu do të përfitojnë nga listat e radhës edhe ata ish-të përndjekur apo trashgimtarë të cilët nuk kanë marrë ende asnjë këst dëmshpërblimi.
Kësti i qershorit
Në këstin që do të jepet në muajin qershor, dëmshpërblimi do të vazhdojë sipas listës që janë bërë pagesat e këstit të parë dhë këstit të dytë. Paratë për trashgimtarët e ish- të përndjekurve politikë do të jepën në bazë kohës kur janë përfunduar dosjet si dhe në bazë të listës që ndodhen në Sektorin e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve. Më dhënien ë këstit të qershorit, qeveria pritet të mbyllë pagesat për vitin 2014 dhe dëmshpërblimi do të vazhdojë vitin tjetër
Ligji
Ndërkohë që qeveria ka planifikuar 18 milionë dollarë për shtresën e ish- të përndjekurve politikë, ligji parashikon që i gjithë ky proces duhet të mbyllet brënda 8 viteve. Deri tani kanë kaluar 4 vite që kur është miratuar ligji për dëmshpërblimin e ish- të përndjekurve politikë dhe mbeten dhe 4 vite të tjerë për të përfunduar pagesat. Këtë vit duhej të jepej kësti i katërt, ndërkohë që janë dhënë vetëm dy këste. Procesi duket se do të kërkojë një ndërhyre në ligj, për të shtyrë afatet e dëmshpërblimit.
Kërkesa
Shoqata e ish-të përndjekurve politikë i ka kërkuar qeverisë, dy ditë më parë dëmshpërblimin për të gjithë ata persona që janë gjallë. Sipas kësaj shoqate “pagesat për ata që jetojnë duhet të bëhen në një afat kohor prej 1 ose 2 vjetësh, në të kundërt paratë do ti marrin kur të kenë vdekur dhe nuk do të kenë më se çfarë të shikojnë nga kjo jetë”.
Nisma
Rritja e numërit të banorëve, poliklinika dhe mjekë shtesë në Tiranë
Rritja e numrit të popullësisë në Tiranë kërkon shtimin e Qendrave Shëndetsore . Drejtori i autoritetit shëndetsor rajonal, Edmond Stojku në një intervistë për “as” shprehet se kryeqyteti vitet e fundit është mbipopulluar me banorë të ardhur nga të gjitha rrethet e vendit, dhe për këtë arsye që të mbulohet e gjithë popullata me shërbim shëndetsor nevojiten qendra të reja. ”Gjë që sjell nevojën e ndërtimit të qëndrave të reja shëndetësore. Për shëmbull tek Komuna e Parisit ka nevojë, në Allias, Qyteti Studenti është një ndër qëndrat më problematike sepse është bashkuar lagja 2 me depon e ujit dhe me Saukun. Pra kemi një rritje shumë të madhe të numërit të banorëve që nuk vjen për shkakë të rritjes natyrale.” tha Edmond Stojku, drejtor i ASHR Tiranë Ngritja e qendrave të reja shëndetsore shprehet Stojku duhet të shoqërohet edhe me shtimin e numrit të mjekëve të familjes. Por këtë vit kjo është e pamundur.
”Nevoja për ndërtimin e qëndrave të reja shëndetësore sjellë dhe nevojën për rritjen e numërit të mjekëve të familjes. Pra rritjes si struktura dhe si fond pagash. Por gjithmon duke pasur parasysh vështirësinë financiare të buxhetit do të jetë shuëm e vështirë që këtë vit të bëjmë qëndra të reja shëndetësore dhe të rrisim numërin e mjekëve të familjes.” tha Edmond Stojku, drejtor i ASHR Tiranë. Në qendrat shëndetsore thotë kreu i autoritetit shëndetsor rajonal nevojiten edhe pajisje të reja laboratorike, dhe ky do të jetë prioriteti kryesor, për ti zëvendësuar ato ekzistuese me pajisje shëndetsore moderne.
Studimi
Efektet negative të sheqerit të tepërt
Sheqeri nuk siguron ndonjë vlerë ushqyese dhe ushqimet me sheqer dhe pije shpesh janë ushqimet me më shumë kalori si: frutat, perimet dhe drithërat. Rekomandohet kufizimi i sheqerit deri në 100 kalori në ditë për gratë dhe 150 kalori në ditë për burrat. Konsumi i lartë i sheqerit mund të çojë në një rrezik më të madh për zhvillimin e diabetit tip 2. Një studim nga Shoqata Mjekësore Amerikane, tregoi se konsumimi më i madh i pijeve me sheqer, rrit rrezikun e diabetit tip 2 tek gratë e moshës 24-44 vjeç. Marrja konstante e sasive të mëdha të sheqerit në gjak nga një dietë e lartë e sheqerit mund të çojë në rritjen e kërkesës për prodhimin e insulinës dhe rezistencën e insulinës në qelizat e trupit. Me kalimin e kohës, kjo mund të shkaktojë lodhjen në prodhimin e insulinës dhe trupi nuk do të jetë më në gjendje për të prodhuar insulinën e mjaftueshme, të nevojshme për të ulur poshtë nivelet e sheqerit në gjak. Hulumtuesit kanë gjetur, se për një periudhë 4-vjeçare, gratë që rritën konsumin e pijeve me sheqer, të tilla si pije të gazuara soda, ose lëng frutash, me një ose më shumë pije në ditë, kishin një shtim më të madh në peshë. Sheqeri i tepërt është i lidhur edhe me zhvillimin e sindromës metabolike – një grup i ndikimeve shëndetësore të lidhura me konsumin e insulinës që përfshin tensionin e lartë të gjakut, obezitet, rritje të triglicerideve, kolesterolit të lartë dhe diabetit. Sheqeri mund të rrisë nivelet e triglicerideve në gjak. Trigliceridet janë një substancë yndyrore, që gjendet në enët e gjakut dhe mund të kontribuojnë në sëmundjet e zemrës. Sipas studiuesve, një dietë me 25 për qind të kalorive që vijnë nga sheqeri, ul nivelet e mbrojtës së kolesterolit HDL të zemrës.




