Kastrati dhe Edil Al IT themelojnë shoqërinë koncesionare ‘Marina Limion Sarandë’

Themelohet Shoqëria Koncesionare që do të lidhë Kontratë dhe do të zbatojë Koncesionin e Mbi Ndërtim, Operim dhe Shërbime Porti i Jahteve Marina Limion. Shoqëria Kastrati sha dhe Edil AL IT janë në zotëruesit e Marina Limion me nga 50 %.
Në datën 1 tetor 2019 në regjistrin kombëtar të bizneseve është regjistruar themelimi i shoqërisë Marina Limion (shpk) me numër identifikues L94602803N. Shoqëria ka si ortak themelues me nga 50 për qind të kuotave shoqërinë Kastrati ShA dhe shoqërinë Edil-Al-It. Link Pasaporta e shoqwsirw e publikuar tek Open Corporates Albania
Objekt i punës së shoqërisë së themeluar është Zbatim dhe Përmbushje e kushteve të koncesionit që do të lidhet midis Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës si Autoritetit Kontraktues dhe Koncesionarit me Objekt Rikonstruksionin, Operimin dhe Transferimin e portit turistik Marina Limion si dhe kryerjen e çdo aktiviteti tjetër të nevojshëm, ndihmës apo plotësues në funksion të zbatimit dhe përmbushjes së kushteve të kontratës së koncesionit.
Kapitali themeltar i shoqërisë është 12 500 000 lekë.
Ky koncesion është shpallur për konkurrim në datën 1 gusht në faqen e Axhensisë së Prokurimeve Publike. Afati për dorëzim të dokumenteve të kërkuar ishte deri në 2 shtator. Koncesioni ka afat 35 vite. Në sistemin e APP apo në faqen e Autoritetit Prokurues Ministria e Ekonomisë dhe Infrastrukturës nuk ka dalë ende një njoftim për vlerësimin apo përzgjedhjen e konkurrentëve. Link pasaporta e tenderit për këtë koncesion është e publikuar tek Open Procurement Albania http://openprocurement.al/sq/concession/view/id/23
Të tjera shoqëri koncesionare mund të aksesoren në informacion dhe dokumente përmes faqes Open Corporates Albania.
OPEN DATA ALBANIA
Linku:

https://www.facebook.com/notes/open-data-albania/kastrati-dhe-edil-al-it-themelojn%C3%AB-shoq%C3%ABrin%C3%AB-koncesionare-marina-limion-sarand%C3%AB/2481330971914883/

Share it :