Kapen me 100 kallëpe tritoli, prangosen katër persona

Sonila Mesareja

Pas shpërthimit në rajonin e policisë

Operacioni “Detonatori”, dyshohet se tritoli ishte i destinuar për tregun e brendshëm kriminal që operon në Qarkun e Durrësit

 

tritolNjë sasi e konsiderueshme tritoli, rreth 25 kg, është sekuestruar gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm, ndërsa u vunë në pranga poseduesit e saj, në të njëjtën kohë edhe të dyshuar si autorë të shpërthimit të tretë të ndodhur dy netë më parë në rajonin e policisë së Fushë Krujës. Arrestimi i tyre ka ndodhur vetëm pak orë pas shpërthimit të ndodhur në rajon, ndërsa një prej katër të dyshuarave si të implikuar, ishte duke transportuar sasinë e tritolit, të ndarë në 100 kallëpe tritoli. Sipas policisë, sasia e tritolit ishte e destinuar për tregun e brendshëm kriminal që operon në Qarkun e Durrësit. Policia bën me dije se i katërti u kap i fshehur në një stan ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. Uniformat blu kanë vënë në pranga Dorjan Picorri, 28 vjeç, Saimir Ajazi, 34 vjeç, Redi Ndreu 30 vjeç, dhe Enis Mullai, 31 vjeç, të katër nga Kruja.

Operacioni

Pak orë pas shpërthimit në rajonin e policisë së Fushë Krujës, Policia e Durrësit ka rënë në gjurmët e autorëve të dyshuar. Në kuadër të operacionit të koduar “Detonatori”, i cili u finalizua mëngjesin e djeshëm rreth orës 05:00, policia bëri të mundur arrestimin e 3 personave, fillimisht Dorjan Picorri, 28 vjeç, Saimir Ajazi, 34 vjeç, si dhe Redi Ndreu 30 vjeç, të tre nga Kruja. Disa orë më pas, është arrestuar edhe personi i katërt i dyshuar për shpërthimin e tretë në rajonin e policisë së Fushë-Krujës. Enis Mullai, 31 vjeç, edhe ky nga Kruja, i cili u gjet i fshehur në brendësi të një stani bagëtish, në zonën e Zaharisë. Në kërkim është edhe një person tjetër. Sipas policisë së Durrësit nga hetimet e deritanishme rezulton se anëtarët e këtij grupi janë përgjegjës për shpërthimin e dy netëve më parë me eksploziv në portën e pasme të rajonit të policisë në Fushë-Krujë. Nga ky operacion, sektori Kundër Narkotikeve dhe Trafiqeve të Paligjshme Durrës ka sekuestruar një sasi prej 100 kallëpe lënde plasëse të llojit tritol. Sipas policisë, sasia e tritolit ishte e destinuar për tregun e brendshëm kriminal që operon në Qarkun e Durrësit.

Hetimi

Burime zyrtare të policisë së Durrësit bëjnë me dije se kapja e personave të dyshuar si autorë të shpërthimeve të ndodhura në komisariatin e Fushë Krujës u bë e mundur falë një hetimi 1-mujor të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në bashkëpunim me strukturat policore. Këto struktura mësohet se po hetonin mbi veprimtarinë kriminale të trafikut të lëndëve plasëse në këtë zonë. Nga hetimet e ndërmarra deri tani rezulton se anëtarët  e këtij grupi kriminal të kapur me 100 kallëpe tritoli, të arrestuar mëngjesin e djeshëm, dyshohen si autorë të mundshëm edhe të shpërthimit te ndodhur dy netë më parë në Stacionin e Policisë Fushë Krujë. Nga ana e grupit hetimor vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit të këtij grupi si dhe implikimin e tyre në ngjarje të ndodhura në Qarkun e Durrësit me përdorim të lëndëve plasëse. Sipas të njëjtave burime, fillimisht u bë kapja në flagrancë dhe më pas arrestimi në orën 05.00 të mëngjesit të djeshëm e shtetasit Dorjan Picorri, 28 vjeç, lindur ne Krujë e banues i përkohshëm në Tiranë, të cilit iu kap edhe sasia e konsiderueshme lënde plasëse e llojit tritol. Disa orë më vonë, u realizua edhe kapja e shtetasit Saimir Ajazi, 34 vjeç, lindur ne Krujë e me banim të përkohshëm në Tiranë. Pas tyre u kapën edhe Redi Ndreu dhe Enis Mullai, edhe këta nga Kruja, të dyshuar si pjesë e këtij grupi kriminal. Grupi hetimor bën me dije se 100 kallëpet e tritolit dyshohet të jenë të destinuara për tregun e brendshëm kriminal që operon në Qarkun e Durrësit. Materialet proceduriale iu përcollën Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese e radioaktive në bashkëpunim”, neni 282/a dhe 25 të  Kodit Penal.

 

Itali

Vrasja e Ziberit, nën hetim 9 familjarë të autorit Nikaj

Paulin Nikaj nuk është i vetmi i dyshuar për vrasjen e emigrantit Nimet Ziberi, pasi edhe 9 familjarë të tij janë nën hetim për bashkëpunim në këtë krim. Faktet e reja bën me dije nga mediat italiane, sipas të cilave dyshohet që familjarët e Paulin Nikaj të kenë ndihmuar në krimin e datës 24 mars 2014 në parkingun e supermarketit “Conad” në Misano. Vrasësi vetë u gjurmua duke ikur nga Zvicra për në Shtetet e Bashkuara, por tani policia italiane ka nxjerrë dhe nëntë urdhra ndalimi për të afërmit e Paulin Nikajt, që e kanë ndihmuar atë për t’u arratisur, duke nisur që nga xhaxhai, gruaja, kushërinjtë, etj. Sipas mediave italiane, të cilët i referohen grupit hetimor, autori i vrasjes, për t’u arratisur, kishte kërkuar së pari mbështetjen e të afërmve të gruas së tij dhe më pas ka shkuar në shtëpitë e disa kushërinjve. Burimet policore bëjnë me dije se të nëntë janë identifikuar dhe po përballen me akuzën e mbështetjes së një vrasësi në krim. Po sipas mediave italiane, duket që e donin shumë familjarët djalin e vetëm të fisit “Nikaj”, i mbetur i vetëm pas vdekjes së nënës, e cila e ka lënë në moshë të vogël. Kështu kanë bërë edhe kur ai djali i vogël, tashmë i rritur, u përfshi në një krim të rëndë. Paulin Nikaj është rritur nga një daja i tij në Misano dhe dyshohet se ai ka qenë një nga personat që ka mbuluar ikjen e tij nga Italia pas krimit. Fillimisht te xhaxhai, pastaj te disa të afërm në Bergamo dhe më pas nga aty dhe në Zvicër. Ata u përpoqën që të mos bënin asnjë hap flas që të mund t’u dështonte plani i largimit nga Italia të të dashurit të tyre, derisa u bë arrestimi i Nikaj në Bernë të Zvicrës.

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.