Kandidatët: Dega e PD në Korçë zgjedh sot kryetarin e ri

Dega e Partisë Demokratike në Korçë zgjedh sot kryetarin e saj ndërmjet tre kandidatëve të përfshirë në garë: Dhimitri Çyfeky, Eleina Qirici dhe Harito Zoto.

Qendra e votimit pranë selisë së PD në Korçë është hapur që në orën 8:00 të mëngjesit të sotëm.

Për këto zgjedhje kanë të drejtë vote 4895 anëtarë të PD.

Në zgjedhjet e kaluara për kryetar kanë votuar 1138 demokratë.

Deri më tani kanë votuar 12 demokratë dhe pritet të shihet edhe gjatë ditës se si do të vijojë procesi i votimit dhe pjesëmarrja

Kandidaturat, sipas rendit alfabetik, në fletën e votimit do të jenë:

1. Dhimitri Sotir Çyfeku
2. Eleina Theodhoraq Qirici
3. Harito Llazar Zoto

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :