Kadastra në gjendje të paimagjinueshme”, Berisha: Blockchain rruga për të rikthyer sigurinë e pronës
Sali Berisha ka hedhur akuza të forta për gjendjen e Kadastrës në Shqipëri, duke e cilësuar situatën si ‘të paimagjinueshme’ dhe duke paralajmëruar se manipulimi i pronave cenon sigurinë e pronës dhe vetë funksionimin e ekonomisë së tregut.
Berisha u ndal edhe te centralizimi i tenderave të teknologjisë në një agjenci të vetme, duke ngritur pyetjen se çfarë e shtyu Edi Ramën të ndërmerrte këtë vendim dhe duke e lidhur atë me zhdukjen, sipas tij, të garës në prokurime.
Berisha deklaroi se Blockchain është mjeti më efikas dhe më i fuqishëm për të rikthyer sigurinë dhe besueshmërinë në sistemin dixhital shqiptar, duke sjellë si shembull Estoninë.
“Shqiptarët nuk e dinë se në ç’gjendje të paimagjinueshme ndodhet kadastra e tyre. Është përdorur për të manipuluar në shkallën më ekstreme kadastrën. Po po i hoqe ekonomisë së tregut kadastrën, ti i ke prerë tendinën e Akilit të asaj, sigurinë e pronës. Prona.
Ndaj dhe së dyti, e dha shembullin. Çfarë e shtyu Edi Ramën të centralizonte në një agjenci të gjitha tenderat e shoqërisë së informacionit? Të zhdukte praktikisht garën. Ato përfundojnë me pengmarrje, ju e dini. Gerond Meço u mor peng. U mor peng nga Ergys Agasi dhe u dërgua te karteli i Elbasanit. Daniel Shima edhe më keq.
Çfarë ishte Danieli? Danieli ishte zëvendësdrejtor, njeriu i brendshëm, i dinte të gjitha. Pra, duhet të jemi shumë optimistë se ne realisht me vullnet sigurisht, mund ta transformojmë me shpejtësi këtë gjendje dramatike që ekziston. Në vitin 2012, të gjitha, nga 277 licenca, 2/3 u ranë vizë, i kthyem në leje ose autorizime.
Krijuam One Stop Shop për to, më parë për biznesin, pastaj për licencat. Të gjitha i përmbysën. Po pse i përmbysën? Se donin ryshfetin. S’mund ta marrësh pa ryshfet. I përmbysën, i rikthyen. Asgjë nuk ka asnjë mjet, nuk ka më efikas, më të fuqishëm sesa Blockchain për të rikthyer edhe një herë Shqipërinë digjitale në realitet për të gjithë qytetarët shqiptarë. E përmend disa herë Estoninë.
Asgjë më inkurajuese s’ka se ai vend për ata që duan të ecin në këtë rrugë. Kur kam shkuar aty për herë të parë, ne ishim për tokë, po shkova sepse ai ishte shembulli, ndriçonte. Në atë kohë ai ishte shembull. Ndaj dhe sot kjo rrugë është shumë e shkurtër seç ishte.
Më e suksesshme duke analizuar të gjitha problematikat e krijuara në këtë proces. Jam i bindur se Shqipëria digjitale 3, ta quajmë kështu, do të jetë Shqipëria e fantazisë, e ëndrrës digjitale të të rinjve tanë dhe të shqiptarëve.”- tha Berisha.




