Jurgis Çyrbja del nga SPAK-u, ish-deputeti socialist merret i pandehur për ‘shpërdorim detyre’

Ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pasi dha dëshmin e tij për rreth 35 minuta.

Pas daljes nga SPAK, ai është shprehur para gazetarëve se duhet t’i drejtohen Prokurorisë së Posaçme për informacione.

Mësohet se ditën e sotme, ai është thirrur në Prokurorinë e Posaçme si person nën hetim.

SPAK raportohet se i ka komunikuar akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, lidhur me kohën që mbante detyrën e drejtorit të Hipotekës së Durrësit, ndaj Jurgis Çyrbja është shoqëruar ditën e sotme nga avokatja e tij.

Kujtojmë që ditën e djeshme (10 Tetor), Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit, me pretendimin se ishte i sëmurë dhe se duhet të fokusohej tek shëndeti i tij.

Ai hoqi dorë nga mandati dy ditë pasi SPAK më 8 Tetor, e mori në pyetje për gati 5 orë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :