Jul Deda shpërthen ndaj Bashës: Ti bashkë me servilat e palarë do të ikni me votat e demokratëve

Duket se afrimi i datës së Kuvendit të 11 Dhjetorit po rrrit edhe konfliktin mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kundërshtarëve të tij, të cilët shprehen hapur se në Kuvendin e së shtunës kryetari do të shkarkohet me votë.

Një ndër këta persona, është antari i Kuvendit, Julian Deda i cili përmes një statusi në Facebook ka shpëthyer ndaj kryedemokratit dhe të besuarve të tij të cilët shkruan se janë të palarë. Më tej Deda deklaron se Basha do të ikë me votën e demokratëve, sado që ai të blindojë dyert e PD-së.

Postimi i plotë:

Flitet se keshilltaret e tij mizerabel, te cilet jane ca tipa qe kane alergji ujin dhe sapunin, e kane keshilluar Lul vulen t’i vere zyres nje dere te blinduar.
Pa merak Lul, nuk e kemi ndermend t’i ndyejme duart as me ty dhe as me ndonje servil te palare qe ke aty afer zyres.
Ti bashke me qylsat do ikesh sepse nuk te duan demokratet, jane shumica e tyre qe do vendosin me vote dhe kesaj nuk kemi ç’ti bejme.
Sikur me gure e beton ta besh deren e zyres, demokratet e kane ndare mendjen, nuk te duan, kaq…!

Share it :