Laorenci, një jetim nga Shkodra shokon me deklaratën e tij.
I lindur në 1992 dhe i lënë në jetimoren e Shkodrës që në moshën 3 vjec, ai rrëfen dhunën e ushtruarfndaj tij dhe shumë fëmijëve të tjerë.
Është e pa imagjinueshme ajo që Laorenci tregon. Dhuna niste me lidhje në karrike dhe rrahje të tmerrshme, akoma dhe më keq, ai shprehet se “Na rrihnin dhe na i fusnin gishtat në korent”.
Këtë deklaratë bombë ai bën në studion e Zonë eLirë.
Eudokatoret e kësaj jetimore ai i përshkuan si “monstra”. “Edhe në rastin kur shkonim në Velipojë ato na merrnin ushqimin dhe na detyronin të flinim në tokë, sepse shtretërit do të ziheshin nga fëmijët e tyre. Akoma shoh mankthe nga fëmijëria” shprehet ai.




