Jam i traumatizuar, kam dhimbje”, flet i riu i goditur barbarisht nga policia

Jam i traumatizuar, kam dhimbje”, flet i riu i goditur barbarisht nga policia

Muhamet Skana, 21 vjeçari që u përplas me forcë në mes të asfaltit nga polici ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes.

Ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe shprehet se ndihet në ankth dhe i traumatizuar nga ajo që ndodhi dje para Ministrisë së Arsimit.

Shpresoj që s’kam gjë. Më dhimbte shumë. Isha i trullosur, nuk mbaj mend, vetëm jam larguar të mos më kapnin, se nuk po dija më çfarë të bëja. Nuk më kujtohet asgjë fare. Nuk e mbaj mend çfarë ka ndodhur aty fare. E kam parë tani atë videon e momentit që më goditën, por më shkakton më shumë ankth. Ndjehem edhe më shumë i traumatizuar kur shoh veten në atë gjendje. Më dhemb pjesa e kurrizit, nuk di ta shpjegoj çfarë kam, me dhemb në fund të shpinës fort, edhe koka, edhe këmbët krahët, nuk e dij më ku më dhemb”, tha Skana.

Share it :