Jakaj: Qeveritë duhet të rrëzohen edhe në mes të mandatit, nuk mund t’i lejojmë të na shkelin të ardhmen

Mjeku Besnik Jakaj në një intervistë për Ora News ka thënë se është mirë që qeveritë të rrëzohen më shpesh si një mënyrë për të zhvilluar më shumë vendin.

Sipas Jakaj, qeveritë votohen për programin elektoral të tyre dhe ka bërë thirrje që për të mos i lejuar të na shkelin të ardhmen.

Jakaj: Qeveria që t’i si qytetar e ke punësuar, nuk ka mandat 4 vjeçar, 8 vjeçar. Qytetarët të gjithë bashkë në bazë të kontratës që kanë me politikanët, do të bëjnë analizën e premtimeve elektorale. Ke premtuar këto dhe po bën të kundërtën e asaj që ke premtuar dhe për të cilën unë të kam dhënë votën.  Qeveritë duhet të rrëzohen edhe në gjysmën e mandatin, pa u mbaruar mandati, sepse qeveritë sa më shpesh të ndërrohen, kultura demokratike dhe zhvillimi i vendit aq më i mirë është.

Qeveritë sa më të gjata të jenë, aq më shumë halle dhe probleme i sjellin popullit. Je votuar për një program qeverisës që ke prezantuar në fushatën elektorale dhe duhet ta zbatosh. Nuk të kam votuar përfundimisht. Nuk mund t’i lëmë pa fund të shkelin me këmbë të ardhmen tonë. Ky është bashkim i qytetarëve për t’i thënë jo tentativave të kësaj natyre.

Share it :