Gjithsej 11.5 kilogramë heroinë, 60 kilogramë përzierës heroine, si dhe 62 kilogramë marijuanë e ndarë në 70 pako gati për t’u trafikuar u gjetën brenda apartamentit. Trafikanti kishte solucione të përpunimit të drogës dhe një mjet për ta presuar
Brenda atij që rezultoi të ishte një laborator i mirëfilltë për përgatitjen dhe paketimin e drogës, policia gjeti dhe sekuestroi “bukë” të mëdha heroine (11,5 kg) me një vlerë prej qindra mijëra eurosh, një presë gjigante hidraulike, thasë që mbanin 60 kile substancash prerëse, grirëse, si dhe 62 kg marijuanë gati për shpërndarje. Operacioni nisi pas arrestimit të disa ditëve më parë të një qytetari shqiptar, i cili u kap në zotërimin e gjysmë kileje heroinë. Buri kishte me vete një palë çelësa, që rezultuan se i përkisnin një apartamenti në Kampodarsego të Padovës, në Itali. Kërkimet dhanë rezultat pozitiv, duke qenë se policia arriti ta gjente apartamentin që kërkonte. Në banesë, veç drogës dhe materialeve të sekuestruara, u gjet edhe një libër ku ishin shkruar kontaktet dhe llogaritë.
Shqiptari
Personi që shikoni foto është një shtetas shqiptar që kishte arritur të ngrinte një rafineri të vërtetë droge në Itali. Emri i tij nuk bëhet i ditur. Ai u arrestua në Kampodarsego, Padova. Policia i gjeti gjysmë kilogrami heroinë e më pas zbuloi se ajo ishte përpunuar në një laborator që emigranti shqiptar e kishte ngritur në një apartament të marrë me qira. Në momentin e arrestimit, ndër objektet personale policia i gjeti edhe një tufë më çelësa. Teksa po kryenin kontroll në banesën e tij, uniformat blu janë surprizuar kur kanë gjetur një laborator përpunimi heroine dhe një sasi të konsiderueshme marijuane gati për t’u trafikuar.
Droga
Gjithsej 11.5 kilogramë heroine, 60 kilogramë përzierës heroine, si dhe 62 kilogramë marijuanë e ndarë në 70 pako gati për t’u trafikuar u gjetën brenda apartamentit. Trafikanti kishte solucione të përpunimit të drogës dhe një mjet për ta presuar. Atij iu gjetën gjithashtu një shumë e konsiderueshme parash, prej qindra mijëra eurosh. Policia tha se banesa në fjalë nuk kishte qenë ndonjëherë e survejuar, provë që tregon se trafikanti shqiptar punonte me kujdes. Hetuesit dyshojnë se heroinën dhe marijuanën ai e siguronte në Shqipëri përmes bashkëpunëtorëve të tjerë. Por deri tani asnjë prej tyre nuk është arrestuar. Pasi e përpunonte lëndën narkotike, emigranti shqiptar e shiste atë tek shpërndarës të ndryshëm në Padova dhe në disa qytete të tjera. Policia italiane thotë se po heton për të zbuluar të gjithë rrjetin e trafikut dhe hetimet mund të shtrihen deri në Shqipëri, nëse provohet që droga sigurohej nga vendi ynë. Javën e shkuar, po në Padova u arrestuan dy persona, një shqiptar dhe një italian, me 35 kilogramë heroinë.




