Një shqiptar është kapur në Itali me lëndë narkotike. Gjatë ditës së djeshme u bë ndalimi i 33- vjeçarit Festim Shima, të cilit ju gjetën 320 gramë lëndë narkotike heroinë, e ndarë në disa dozash. Mësohet se i riu e mbante drogën të groposur në pyll dhe e merrte sa herë i nevojitej për shpërndarje. Kapja e tij u bë pasi mbahej në vëzhgim prej kohësh, ndërsa në cilësinë e provës materiale në kushtet e flagrancës ju gjet një dozë heroinë, të cilën mendohet se do e shiste. Nga hetimet dhe kërkimet e policisë së Fucecchio, duke përdorur qen nuhatës, u bë zbulimi dhe sekuestrimi edhe i dozave të tjera, të cilat ishin groposur në tre vende të ndryshme.




