ISSH Kompensimet, sa përfitojnë pensionistët në fshat dhe qytet

pensionet1349361683Kompensimin deri në 195 lekë e marrin të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet e pjesshme familjare të qytetit

 

Kompensimi i energjisë në masën 200 lekë pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, kur përfituesit banojnë në fshat

 

 

Të gjithë pensionistët që banojnë në fshat ose në qytet, marrin çdo vit kompensime nga shteti. Çdo i moshuar, kur merr pensionin për herë të parë, i llogariten edhe kompensimet që përfiton.

 

Çmimi i energjisë

 

Kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse në masën 350 dhe 700 lekë e përfitojnë të gjitha kategoritë e pensioneve të pleqërisë, të invaliditetit dhe ato familjare të qytetit dhe në masën 200 lekë pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, kur përfituesit banojnë në fshat. Pensionistët e fshatit, kur banojnë në qytet, përfitojnë 350 lekë. Dokumentacioni që nevojitet për përfitimin e 350 lekëve: Deklaratë personale, që plotësohet nga përfituesi pranë Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, në vendbanimin e tij. Fotokopje e kontratës të energjisë elektrike nga operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike. Dokumentacioni që kërkohet për përfitimin e shtesës prej 700 lekëve: Certifikatë familjare, kur ka fëmijë në ngarkim, me kusht që ata të jenë deri në moshën 18 vjeç, dhe kur vazhdojnë shkollën deri në 25 vjeç, duke paraqitur vërtetimin e shkollës. Kur ka persona në ngarkim mbi këtë moshë, duhet të paraqitet dhe vërtetim nga zyrat e punësimit, nga zyra tatimore e Bashkisë dhe komunave dhe nga zyra e tatim-taksave. Kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm, në masën prej 150 lekësh, e përfitojnë pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet familjare të qytetit.

 

Kompensimi deri në 500 lekë

E përfitojnë të gjitha pensionet e pleqërisë, të plotë, të pjesshëm, të reduktuar dhe pensionet familjare të plota e të pjesshme të qytetit. 500 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë dhe familjare. 500 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë të plota, minimale dhe pensionet e plota familjare minimale. Deri në 500 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë, e cila llogaritet si diferencë ndërmjet kufirit të mësipërm me pensionin e caktuar brenda këtij kufiri. Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e pensionit dhe përfitohet së bashku me pensionin.

 

Kompensimi deri në masën 760 lekë

Kanë mundësi ta përfitojnë të gjitha pensionet e pleqërisë, të plota, të pjesshme, të reduktuara, pensionet e invaliditetit të plotë, të reduktuar, të pjesshëm dhe pensionet familjare të plota, të pjesshme të qytetit. Përfitojnë deri në 760 lekë në muaj të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar me 760 lekë dhe ajo që del pjesëtohet me pensionin bazë. Përfitojnë 760 lekë në muaj të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare.

 

Kompensimi deri në 195 lekë

E marrin të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet e pjesshme familjare të qytetit. Të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, invaliditetit dhe familjare të qytetit. Të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare të qytetit, pasi t’iu jenë llogaritur të gjitha kompensimet. Përfitojnë deri në 190 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i shumëzimit të pensionit të caktuar me 190 lekë dhe kjo që del pjesëtohet me pensionin bazë. Përfitojnë 195 lekë në muaj të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare; Përfitojnë deri në 190 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë nga VKM-ja “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”. Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e pensionit dhe përfitohet së bashku me pensionin.

 

Kompensimi deri në 200 lekë

E përfitojnë të gjithë pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet e pjesshme familjare të qytetit. Të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, invaliditetit dhe familjare të qytetit. Deri në 200 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar në momentin e lindjes të të drejtës me 200 lekë dhe kjo që del pjesëtohet me pensionin bazë të vitit të lindjes së të drejtës. 195 lekë në muaj të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë të invaliditetit dhe familjare. Deri në 200 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe familjare, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal.

 

Kompensimi për personat në ngarkim të pensionistëve

Ky kompensim jepet për personat në ngarkim që ka përfituesi i pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe familjar. E përfitojnë të gjithë pensionistët që marrin pension, që kanë anëtarë të familjes në ngarkim dhe që janë me banim të përhershëm në qytet:

– Kur kanë në ngarkim fëmijë nën moshën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur vazhdojnë shkollën e lartë;

– Kur kanë persona të tjerë në ngarkim dhe nuk janë më në marrëdhënie pune.

414 lekë në muaj për çdo person të familjes në ngarkim kur:

– Fëmijët janë nën moshën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur vazhdojnë shkollën

– Nipat, mbesat, kur nuk i kanë prindërit, bashkëjetojnë me pensionistin dhe janë nën moshën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç kur vazhdojnë shkollën. 207 lekë në muaj, kur një nga prindërit është në marrëdhënie pune, ose në pension. Nuk e përfitojnë: Pensionistët që realizojnë të ardhura nga veprimtaria ekonomike si të punësuar, punëdhënës, të vetëpunësuar, ose kanë tokë në pronësi.Dokumentacioni:

– Fotokopje e letërnjoftimit elektronik për personat përfitues

– Certifikatë familjare

– Vërtetim nga shkolla

– Vërtetim nga zyrat e tatimeve, taksave dhe nga bashkitë dhe komunat, për mospasje të aktivitetit

– Vërtetim nga zyra e punës, si punëkërkues, për personat që janë në ngarkim dhe nuk janë në marrëdhënie pune

– Deklaratë personale.

 

Kompensimi i të ardhurave mujore të pensioneve të fshatit

Kompensimi i të ardhurave mujore të pensionistëve që përfitojnë pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar fshati, deri në 690 lekë në muaj. E përfitojnë të gjitha pensionet e pleqërisë të plota dhe të pjesshme. Të gjitha pensionet e invaliditetit të plota, të reduktuara dhe të pjesshme. Të gjitha pensionet familjare të plota dhe të pjesshme të fshatit. Deri në 690 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjar, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar me 690 lekë dhe prodhimi që del, pjesëtohet me pensionin bazë të miratuar. 690 lekë në muaj, të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare. Deri në 690 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjar, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 690 lekë, dhe nga kjo shumë zbresim pensionin e caktuar brenda këtij kufiri.

 

 

 

Share it :