Ismail Morina arrestohet me pistoletë, e mbaj për vetëmbrojtje

download (2)

Ismail Morina ka rrëfyer vetë se mbante një armë me vete dhe lajmi është dhënë nga një nga gazetat më prestigjioze të globit para se të jepej informacioni për arrestimin e tij nga policia e Komisariatit Nr1 të Tiranës. “Neë York Times” i ka kushtuar një intervistë “pilotit të dronit” sic e etiketon ajo Ismail Morinën në të cilën Ballisti rrëfen se mban një armë me vete dhe bëhet fjalë pikërisht për pistoletën tip Zastava, një nga dy armët që u kap nga forcat e komisariatit numër një në Tiranë gjatë kontrollit në makinën ku udhëtonte Ismail Morina. Shkrimi i cili është e mundur të gjendet lehtësisht në faqen on line të Neë York Times mban datën e publikimit 7 tetor, por natyrisht që intervista e gazetarit James Montague është realizuar më herët. Në të pasi përshkruhet historia e dronit që u ngrit në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë në 14 tetorin e vitit të shkruar ku Morina tregon se si i lindi ideja dhe si realizoi më pas episodin që morri famë botërore. Në artikull shkruhet se pas asaj ngjarjeje Ismail Morina e kuptoi se jeta e tij nuk do të ishte si më parë dhe ndihej i kërcënuar. Vetë Ballisti në shkrim citohet të deklarojë “Nuk shqetësohem nga shteti serb, por nga grupet ekstremiste”, ndërsa menjëherë më pas gazetari shkruan se në atë moment ka nxjerrë një pistoletë që e kishte blerë së fundmi duke i thënë gazetarit se e mban atë me vete gjatë gjithë kohës. Sipas gazetarit ishte një pistoletë Zastava e prodhuar në Serbi.

 

Share it :