Ish-ushtarakët, ISSH publikon listën me 155 përfituesit e rinj

pensionet1349361683Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar listat me emrat e ish-ushtarakëve te cileve u është llogaritur ose rillogaritur pensioni qofte ky pension i thjeshte pleqërie, apo pension suplementar. Standard boton sot emrat e përfituesve te cilët tashme kane marre pensionin e tyre prane instancave te sigurimeve shoqërore. Sipas procedurave te ISSH-se, me zgjidhjen e ngërçit ligjor te ish-ushtarakeve, pasi hapet dosja dhe aplikohet ne zyrat e Institutit te Sigurimeve Shoqërore, inspektorati përkatës llogarit pensionin brenda dy ditëve për te gjithë ata qe i lind e drejta pas 27 qershorit 2009 si dhe per pensionet suplementare te ushtarakeve te liruar para kohe.  Pas mbylljes se kësaj procedure e gjithë puna kalon ne zyrat e sigurimeve shoqërore, te cilat do te vazhdojnë procedurat ne komunikim me aplikuesin. Procedura e përcaktuar ne udhëzimin e plote te ISSH-se kërkon qe inspektoret duhet te përgatisin listat e plota te përfituesve si dhe një indeks elektronik te dosjeve. Me tej, dy ditë pas marrjes  se konfirmimit nga ministritë përkatëse për dokumentacionin e aplikanteve kur e gjen ne përputhje me dosjen, bën llogaritjen e menjëhershme te pensionit.

Share it :